Kryesore

Prokuroria nis hetimet/ Ish-kreu i ALUIZNI rrezikon burgun, legalizoi shtesën e 80-vjeçares, por çështja është në gjyq

20:44 - 20.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Dy ditë më parë, kryeministri Edi Rama shkarkoi drejtorin e ALUIZNI-t të Beratit pasi, në dëgjesën e Beratit, një e moshuar 80-vjeçare ju ankua se nuk po i legalizohej shtëpia ndërkohë që kishte aplikuar që në vitin 2012. Rama i tha drejtorit se nëse nuk e zgjidhte çështjen brenda 24 orësh do të ishte i shkarkuar. Të nesërmen, halli u zgjidh. Por drejtori iku prapëseprapë nga puna. Dhe jo vetëm kaq, por e gjithë drejtoria e ALUIZNI-t në Berat u shkri.

Sot, GSH.al mësoi se prokuroria e rrethit gjyqësor, Berat ka regjistruar procedimin penal ndaj ish-drejtorit të ALUIZNI-t në Berat, Përparim Sinaj pasi ka dhënë lejen e legalizimit për dosjen në fjalë. Prokuroria ka nisur hetimin pasi ka mësuar që çështja që është në proces gjyqësor, dhe ligji ndalon ALUIZNI-n të japë lejen e legalizimit pa dhënë gjykata verdiktin e saj.

PERPLASJA E RAMES NE BERAT

“Kam 5 vjet që kam bërë legalizimin, kam paguar lekët dhe çertifikatën nuk ma kanë dhënë akoma. Hajde-ik, sorollatu, njëherë të përplasin dyert, njëherë ti mbyllin”, denoncoi e moshuara në Berat.

Ka mjaftuar kjo ankesë publike që kryeministri Rama të vendoste shkarkimin e kreut të ALUIZNI-t në Berat pa u mbushur ende 24 orë nga dëgjesa publike në këtë qytet.

Rama: Nesër të lutem shumë, jo pasnesër, nesër.

Drejtori i ALUIZNI-t: Ok.

Rama: Jepi lejen në dorë.

Përmes një shënimi të gjatë në fb, kreu i qeverisë njoftoi se Drejtori ja kreu sot në mëngjes legalizimin gruas së moshuar, sipas porosisë që Kryeministri i kishte dhënë një ditë më parë.

Drejtori i ALUIZNI-t: Unë e di që është në proçesin e zgjidhjes. Nëna tha sot se e ka çuar në gjykatë, nuk e kam këtë informacion. Di që nëna është në proçesin e zgjidhjes.

Arsyetimin se përse vendosi shkarkimin e Drejtorit, Rama e shoqëron me videon e ankesës së të moshuarës dhe shënimin sipas të cilit kreu i qeverisë shtron një pyetje:

Rama: Po sikur dje zonja të mos e kishte pasur mundësinë ta ndante me mua hallin e saj, edhe sa vjet të tjera do të priste që drejtori të merrte masa ndaj torturuesve të saj dhe t’i dorëzonte lejen e legalizimit?! Nuk e di, po nuk është çudi që më parë të ikte nga kjo botë se sa të merrte lejen.

Atëherë, ky drejtor që e zgjidhi problemin e saj brenda natës me kaq zell, duke dhënë provën se prej pesë vjetësh zonja ishte një viktimë e pafajshme e parazitëve (në rastin më të mirë) dhe grabitqarëve (në rastin më të keq), si mund të rrijë më në detyrë qoftë edhe një ditë pas kësaj prove turpëruese për shtetin?! Jo nuk mund të rrijë natyrisht, as ai dhe askush tjetër që ka lidhje me dosjen e hallit pesëvjeçar të zonjës!

Drejtori mund të mos jetë personalisht pjesëtar i grupit që ka torturuar 5 vjet rresht të moshuarën, por fakti që në zyrën që ai drejton një grup i tillë ekziston e bën qamete të tilla, mjafton për të kuptuar se vetëm drejtor ai s’mund të jetë. Kjo është fare e qartë.

GSH.al

Për më shumë klikoni poshtë:

http://www.gsh.al/2017/07/18/e-kercenoi-me-shkarkim-dje-edi-rama-e-ben-fakt-sot-iken-kreu-i-aluizni-t-te-beratit/


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Ja kjo eshte drejtesia e rilindjes,te besh sipas ligjit nuk te le kryeministri,te besh sic thote kryeministri te denon ligji d.m.th gjithsesi je i denuar ose nga ligji ose nga maliqi.

    Përgjigju ↓