Kryesore

Reagon Mustafa Nano për sulmet ndaj tij: Të sëmurë mendore, avokati idiot!

12:37 - 20.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Mustafa Nano ndihet i shokuar nga reagimi për deklaratat e tij se nëna e Skënderbeut ka qenë sllave. Në një bisedë në chat me “Panorama”, Nano i quan të sëmurë mendorë sulmuesit ndaj tij, duke shpresuar që një ditë “do t’u vijë turp”.

Me sa duket Nano i acaruar më shumë pas deklaratave të djeshme të Spartak ngjelës që tha se ata që hedhin baltë mbi Skëndërbeun janë islamikë të paguar, e quan avokatin “idiot”.

Shumë veta po shprehen kundër jush, ç’mendoni ju për gjithë këtë?
Jam pa fjalë. Nuk po kuptoj asgjë.

Duket se shumë veta janë lënduar e provokuar, sidomos nga “nëna serbe e Skënderbeut”…
Lënduar? Unë nuk e pranoj konceptin e të lënduarit prej një opinioni a një qëndrimi. Është një koncept mesjetar. Kjo është një çmenduri që ndodh në Shqipëri, e në vende që qeverisen mbi bazën e sheriatit. Pas kësaj histerie, po pres të më lëshojnë një fatva.

Ju nuk gjeni asgjë racionale në kritikat që janë bërë?
Ju i quani kritika? Ky është një tërbim.

Ju vijoni t’i qëndroni mendimit tuaj?
Sigurisht që po. (Nano qesh).

Pse qeshni?
Sepse e gjitha kjo është surreale. E dini çfarë ka ndodhur? Isha duke bërë një bisedë me disa maturantë e studentë në Vlorë. As që e dija që po regjistrohej, por në këtë rrethanë jam i lumtur që është regjistruar. E midis të tjerash, në fund, u thashë atyre diçka lidhur me identitetin tonë të lëvizshëm në kohë.

Për ta ilustruar, u thashë se në shekullin XV, identiteti fetar ishte më i rëndësishëm se ai etnik, se martesat mes sllavëve e shqiptarëve nuk ishin një gjë e pazakontë, madje mes feudalëve e aristokratëve ishte një gjë e kërkuar, me synimin për të fuqizuar pushtetin e ndikimin, se Skënderbeu ka qenë më shumë i krishterë sesa shqiptar, dhe se e ëma e heroit tonë nacional ka qenë me origjinë sllave.

Po jeni ju në gjendje ta provoni këtë të fundit?
Nuk është ky momenti e vendi për të ma kërkuar këtë. Dhe nuk është fare kjo çështja.

Po cila është?
Shikoni, I will give you the benefit of the doubt, d.m.th. po e zë se unë e kam gabim, se unë ia kam futur kot, se unë po spekuloj. Por lind pyetja: Ç’ka për t’u tërbuar në këtë mes? Nëse ky nuk është rasti i Skënderbeut, është rasti i shqiptarëve të tjerë të asaj kohe, është rasti i Balshajve që i kanë preferuar ca si shpesh martesat me “shkjetë”. Duhet të themi që Balshajt janë maskarenjtë e mëdhenj të historisë sonë? Duhet te themi se ata i kanë hedhur baltë vetes, si ajo balta që unë më i ligu i shqiptarëve, i paskam hedhur Skënderbeut duke e bërë me nënë serbe?

Një pyetje të fundit: Cili reagim ju ka bërë përshtypje më shumë?
Ka qenë i gjithë kori. Më saktë, mentaliteti i tifozërisë së këtij kori. Më është dukur këto ditë sikur i kisha te dera e shtëpisë, duke më klithur, “për inatin tim”: O sa mirë me qenë shqiptar! Jam i shokuar që njerëz publikë në vitin 2017, siç e thashë, i zë tartakuti prej fjalës “sllav”, që lëndohen kur u vihet në diskutim pastërtia e supozuar racore e një personazhi historik (në këtë pikë më ngjajnë me ata besimtarët fanatikë që elektrizohen kur u përqeshet profeti), që të revoltuar ia bëjnë “mjaft, mjaft, mjaft”, apo që në alarm bëjnë pyetjen “pse, pse, pse”.

Më janë dikur si të sëmurë mendorë. Për të mos folur pastaj për atë idiotin që s’e pati për gjë të më bënte islamik të paguar!!!! E dini? Mua më duket e pabesueshme kjo dalldi e këtyre njerëzve. Shpresoj t’u vijë turp një ditë. Jo që m’u vërsulën mua, por që e treguan faqe botës se ma kanë trurin sa një gogël./panorama/

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. …vete fakti qe M.Nanos i jepet kaqe hapesire e madhe per te shkruar ( ne kete kontekst te ulet qe shkruan ) per Skenderbeun dhe ADN e gjenet e tij , dicka na thote se nuk eshte ne regull andaj, edhe avokati i madh Spartak Ngjela me te drejte tha ate cfare tha dhe, shume mire e tha …!
    Tani , Mustafa Nanos i mbetet te hulumtoje edhe ADN e shume kraljeve , careve e personaliteteve serbe , si psh. Car Dushanit , Stefan Nemanjes ( Stefan Nimanit) , Mbretit Aleksander Obreniviq. ( Aleksander Obreni ) etj etj . dhe mund te publikoje edhe ndonji punim shkencor ne revistat serbe ose edhe ndonji dizertacion doktorature…mund te shkruaj ndonji rresht edhe per shkrimrarin serb Branisllav Nushiq ( Branisllav Nushi ) , presidentin serb Dobrica Qosiq ( Dobrica Qosja ), gjeneralin serb Marko Komnenoviq ( Mark Komneni ) ,studjuesin dhe historianin serb Ilia Kastratoviq ( Ilija Kastrati ) , mbetit Karagjorgje etj etj qe jane me qindra e mijera serb me ADN shqiptari , te asimiluar dhuneshem dhe te konvertuar ne serb .Kjo do te ishte nji pune me e dobishme kombtare e M.Nanos dhe me me shume interes se sa te mirrej me insinuata e demagogjira neveritese prr Skenderbeun. .Nena e Skenderbeun ka qene shqiptare ortodokse dhe, shume shqiptar -ortodoks , per arsye te ndikimit bizantin te cilin ne ate kohe e kishin perqafuar dhe pranuar ruset dhe sllavet.Andsj , shume shqiptar , per arsye te mungeses se Kishes Ortodokse Shqiptare , u konvertuan ne sllav edhe per faktin se deklarimi i tyre sllav dhe frekventimi i Kishes Ortodokse Sllave. ( serbe ose malazeze ) per shqiptaret kishte disa favore por , te ia leme te tjerat te na i tregoje ambiciozi Musrafa Nano

    Përgjigju ↓