AKTUALITET

Sherri për plazhin/ Kimete Berisha i përgjigjet Mero Bazes: Aq i pasur u bë b.tha jote sa krejt Kosova po të duket e varfër

17:28 - 20.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas bllokimit që kreu i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako u ka bërë autobuzëve të ardhur nga Kosova, për tu futur në zonën e Golemit, ka pasur reagime të forta nga analistët politikë. Mero Baze dje në një editorial të tij ka shkruar, se shqiptarët e Kosovës vijnë në Shqipëri jo se kanë ndonjë dashuri të madhe dhe për patriotizëm, por sepse detin e kanë afër, pushimet janë më të lira se kudo, se mund të shkojnë në plazh, edhe “me bukë me vete”, etj.

Por ditën e sotme ka reaguar ashpër analistja kosovare Kimete Berisha. Me akuza të forta, Berisha i ka thënë Bazes se nuk mund të flasë për patriotizëm ai që do veç këlyshët e vet.

Shkrimi i plotë “Çka është gjithë ky nënçmim i zhgjyranave të Durrësit ndaj nesh!”

Gazetarit të ish sigurimit të Enver Hoxhës, thuajini se shqiptarët e Kosovës janë dergjur dhe tredhur nëpër burgjet serbe për idealin e Shqipërisë kur u ka kushtuar më së shtrenjti, me jetë.

E ty, thuaj, s’po të vjen turp, po na ulë aq poshtë, sa po e mat dashurinë tonë ndaj atdheut me plazhe e me bukë, dhe po thua se shqiptarët e Kosovës shkojnë në pushime në Shqipëri sepse është më lirë, sepse janë fukarenj dhe e marrin miellin me vete, e jo pse e duan Shqipërinë.

Tek e fundit ku e di ti çfarë është dashuria, ti maestro i urrejtjes njerëzore dhe i neverisë.

Ti je si ai qeni që e do veç pjellën e vet.

Ti vetëm ‘leh’ kur na thua neve ‘mos ejani për patriotizëm në plazhet tona’, thuajse Shqipërinë ta ka lënë baba amanet.

Po kush hamami je ti të na tregosh neve motivin për çka vimë ne në Shqipëri.

A vimë për patriotizëm a për çka vimë ne është punë e jona.

Mos na e shpjego Shqipërinë të cilën e njohim, dhe e kemi dashur edhe pa e njohur, dhe e duam fort edhe pasi që e kemi parë çfarë fytyre ka.

Zoti yt janë paratë, për të cilat ti e shet Shqipërinë, me ta lënë në dorë.

Pse na quan ti neve të varfër!

Qysh u bëre ti i pasur, aq i pasur u bë b.th. jote e madhe sa krejt Kosova po të duket e varfër!

Pse na thua se e marrim bukën me vete në pushime!

Ku e di ti që e marrim bukën me vete!

Ende e bën punën e spiunit që e di çfarë kanë njerëzit nëpër valixhe, a çka!

Çka ka të keqe buka, tek e fundit!

Ani çka që kërkojmë çmime të lira!

Jo ne varfanjakët, siç na quan ti njeri pa mëshirë dhe pa karakter, po s’ka njeri i pasur në botë që nuk kërkon çmime më të ulta në treg.

Shumë hotele në bregdetin shqiptar ua ndalojnë larjen në pishinë shqiptarëve të Kosovës, u thonë se në to mund të lahen vetëm ‘të huajt’…dhe serbët.

Çka është gjithë ky nënçmim i zhgjyranave të Durrësit ndaj nesh!

A mund të jetë ‘urrejtje’ e organizuar kjo!

Po Ti bregdetin e ke parë veç me dylbi të Ali Pashës.

Ne si fëmijë e dimë çka janë pushimet në bregdet, derisa ti dhe çiftat t’u keni punu gjithë verën nëpër ara, s’keni dëgju radio as s’keni parë televizor, keni lexu veç për Stalinin dhe për Jeseninin, e në mbrëmje i keni spiunu çobanët te xhaxhi peder.

Kush jeni ju që na nënçmoni dhe na urreni kaq shumë!

I ndani pushuesit: në kosovarë dhe të huaj.

Ju që edhe bukën e keni fetish.

Ju që Zotin e keni para.

Njëqind herë ua bën shqiptari i Kosovës një pyetje, nuk përgjigjen, e bëhen kinse s’po kuptojmë, ndërsa çdo kafene dhe çdo klub i Shqipërisë mbahet me muzikën e reperëve shqiptarë të Kosovës.

Dyfytyrësi.

Ju duhet me kuptu se nuk blihet dashuria në Kosovë, siç shitet tek Ju në aksham pazar.

Ne për dashuri ndaj jush e kemi dhënë jetën.

P.S. Mos i lejoni me ju nënçmu.

Flisni dialektin tuaj, nëse nuk u kuptojnë, le ta gjejnë një përkthyes shqip-shqip.

Shkoni, mos iu ndani Shqipërisë, se është vendi ynë.

Jemi Një popull.

E ti Çorapë, ‘Shut the fu.k up’.

(Edhe burgun e Smrekovnicës mbas luftës e ke përshkruar si ‘hotel’ në librin tënd, kaq i pafytyrë që je)


Shfaq Komentet (5)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Solidarizohem me Kimeten.Ne shqiptaret duhet te vleresojme dhe respektojme cilindo qe vjen tek ne. Te varferit ca me shume. A nuk eshte edhe populli yne i varfer?

    Përgjigju ↓
  2. Mero,nuk di si nuk mbytesh ne lume me ate fytyre te shemtute qe ke.Ashtu e ke dhe shpirtin.Zaten e keqja e ketij vendi nga keto ftyra i ka ardh….

    Përgjigju ↓
  3. Nuk arrije ti kuptoje Pse kosovaret mburren kaq shume me muziken e tyre qe degjohet ne lokalet e TIRANE’s ,pak te shqiperise,kur ne fakt ajo eshte muzike zezakesh usa e kopjuar me se miri nga gjithe bota,nuk eshte pra muzika e tyre. Ka kosovare qe Kane vdekur per shqiperine,sikurse ka edhe shqiptare qe Kane vdekur per Kosoven, sikurse mos te harroj e kosovaret kush ja hapi dyert gjate luftes,apo mos te harroj e sa pislliqe Kane bere kosovaret me femrat shqiptare ne 91,ne si kemi asnje borxh atyre,ajo dihet qe vijne ne shqiperi se eshte me lire dhe kaq,seshte as patriotizem,por eshte interes. Une jetoj ne usa dhe kam edhe shoke kosovare,dhe keto komente qe ka bere kjo zonja i kam degjuar edhe prej shokeve te mi kosovare,Shqiperia nuk mbahet prej Kosovareve,ndersa Kosova mos te harroje se po mos ti kishte cuar Enver Hoxha mesues per gjuhen shqiperi ne Kosove ,ato do flisnin turqish ose Serbish sot. Sa per spiune,di edhe shume Shqiptare qe jane spiunuar nga kosovaret kur Kane kaluar per ne Jugosllavi .Nuk eshte mire te diskreminojme njeri -tjetrin ,por se kuptoj llogjiken e kosovareve,nqs nuk Jane te kenaqur me Shqiperine dhe Shqiptaret ,mos te vijne,ato Po vijne tek ne ,jo ne Po shkojme tek ato.

    Përgjigju ↓
  4. Po po Mero Baze , ne shqiptaret e Kosoves vijme ne Shqiperi per patriotizem . Edhe ateher kure Shqipëria nuk ishte , ne shqiptaret e Kosoves shkonim ne Ulqin per patriotizem ndryshe , i kishim rruget e hapura ne Greqi ( Aspravalta ) , Turqi. ( Antalia ) , Kroaci ( gjithe bregdetin kroat ) , Spanje …etj por , ne Ulqin shkonim thjeshte per patriotizem sikur edhe pase ‘ 90 -ve qe filluam te vinim ne Shqiperi per patriotizem, e qe kapaciteti i trurit tend Mero Bazes zor se mund ta kuptoje sepse ,ti Mero Baze dhe bashkemendimraret e tu jeni edukuar ne familje e shkolla ne Shqiperi , kure sigurimi i shtetit shqiptar merrte direktiva nga UDB jugosllave si ti keqetrajtonte , perbuzete , injoronte …dhe vriste shqiptaret e Kosoves ( qe nga 1945 – masakra e Tivarit nese ke degjuar Mero Bate , deri ne luften e fundit ne Kosove me ’97, ’98 ‘ 99 ..me vrasjen e Ramzi Hoxhes , Ahmet Krasniqit….etj.) .Pase vitit ’99 eksponent ” e fuqishem ” politik te shtetit shqiptar , me mendesine e rrjetin e tyre primitiv dhe idiotesk , te importuar nga Serbia , vazhduan me te njejten injorance duke ne quajtur ne shqiptareve te Kosoves kokederra dhe duke patur per ne qmime tjera ne markete pergjate gjithe bregdetit shqiptar , dukuri e cila nuk hiqet nga kokat e disa shqiptareve te Shqipërisë ku bejne pjese , dje dhe sot, edhe ” i perkdheluri ” i bossit dhe politikes
    shqiptare Mero Baze , simptomat e deshtimit te se ciles , pa dashje , vete ai po na i tregon…!

    Përgjigju ↓
  5. Ata shqiptar te Kosoves qe ishin ne autobusa, thane se aty ne kolone kishte edhe autobus me stega serbe dhe nga maqedonia por , ata nuk u bdalen.U ndalen vetem autobuset me traga Kosove kurse , vitin e kaluar , te hyrat nga turizmi ne Shqiperi ishin rethe 5 miljard € ku pjesa me e madhe e ketyre mjeteve ishin nga pasagjeret e autobuseve me targa Kosove, Mero Baze

    Përgjigju ↓