Kryesore

Mitingu i Lëvizjes për Ringritjen e PD, mungon Topalli, Besnik Mustafaj: Nesër nuk votoj!

19:56 - 21.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ditë para votimit për kryetarin e Partisë Demokratike, kundërshtarët e Lulzim Bashës janë mbledhur në një miting të përbashkët për t’i dhënë një mesazh të fundit kryetarit të ngrirë.

Bie në sy mungesa e Jozefina Topallit në takimin e lëvizjes, ku janë të pranishëm Astrit Patozi, Besnik Mustafaj, Ridvan Bode, Genc Ruli dhe Majlinda Bregu.

Pavarësisht se ka qenë një kontestuese e fortë e Lulzim Bashës, Jozefina Topalli ka refuzuar t’i bashkohet Levizjes për Ringritjen e PD-së. I pari që iu drejtua të pranishmëve ishte Besnik Mustafaj që tha se të shtunën nuk do të shkojë në votime, të cilat sipas tij janë një farsë. Mustafaj fajësoi Lulzim Bashën për humbjen e thellë, që sipas tij e shkatërroi Partinë Demokratike me marrëveshjen që bëri me Edi Ramën.

Ridvan Bode analizoi humbjen e PD në 25 Qershor që sipas tij erdhi për një sërë shkaqesh në këto 4 vjet.

“Në katin e tretë të PD janë nja 30 të rinj që nuk kanë lidhje me PD që punojnë për të sharë në Facebook. Këto do e bënin opozitën, këto do e caktonin kush do ulej e kush do ngrihej në PD, siç funksionon sot për ne. Nuk kishte para për strukturat e PD-së, ndërsa në PD është një ushtri e tërë për të shkruar nëpër “Fejsbuqe”.

Hoqi kryetarët e degëve dhe kryetarët e grup-seksioneve me arsyetimin e “qarkullimit të elitave” por të rinjtë që erdhën, nuk u zgjodhën por u emëruan dhe të gjitha këto bënë atë që PD humbi peshën, orientimin dhe mbështetjen elektorale që e çuan aty ku është sot. Kjo ishte një shans i humbur dhe dita e nesërme na bën të dëshpërohemi më shumë.”

Shfaq Komentet (2)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Nisma tuaj zoti Patozi esht e shkelqer per te shpetuar PD dhe per te cuar perpara demokracin ne vendin on SHqiperi, por sa e jet gjall sali berisha, PD sben perpjet, por dote shkoi drejt shkaterimit total.
    Fakti qe per deshtimin e PD ne zgjedhjet e 25 Qershprit. sali berisha sberi asnje lloi kritike ndaj lulzim bashes, vetem se esht benjamini i tije dhe me veprime te padukshme e te dukshme mbeshtet totalisht rizgjedhjen e deshtakut Lulezim Basha.
    Jo vetem Ju te nderuar drejtues te kesaj levizje te re , qe ne themel ka mbrojtjen e PD nga asfiksimi dhe zhdukja e saj nga skena politike,. Per ket nisem madhore, ju pergezojm dhe ju urojm qe kjo levizje e re te kethehet ne nj e urigan, per te fshir nga antaresia e PD te gjithe servilat, bythelepiresit qe jan njgjitur Bashes, jo per ideale, por per t perfituar ata dhe familjet e tyre nga privilijet qe u premton deshtaku Basha. Urime dhe suksese ne te ardhmen per ta ngritur PD ne piedestalin qe e meriton te jet.

    Përgjigju ↓
  2. Nisma tuaj zoti Patozi esht e shkelqer per te shpetuar PD dhe per te cuar perpara demokracin ne vendin ton SHqiperi, por sa te jet gjall sali berisha, PD sben perpjet, por dote shkoi drejt shkaterimit total.