Kryesore

Humbi në zgjedhjet përballë Bashës/ Selami: Kjo është demokracia! Të bashkohemi për një opozitë të fortë

12:17 - 23.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Eduard Selami, në një deklaratë për mediat pas vendimit të fitores së kreut të PD-së, Lulzim Basha ka folur lidhur me vendimin e marrë pas rezultatit si dhe për çfarë do të vijojë pas këtij vendimi. Ai e ka pranuar këtë rezultat edhe pse jo të drejtë sipas tij, gjithashtu u ka bërë thirrje gjithë demokratëve të bashkohen për një opozitë sa më të fortë.

Dekalarata:

“Kjo është demokracia, ka një votim, votimi është bërë. Madje kam telefonuar edhe Bashën për ta uruar për fitoren. Edhe pse nuk është bërë në mënyrë të drejtë. Gjithsesi u bëj thirrje gjithë demokratëve gjithë atyre që më kanë votuar dhe ata që s’më kanë votuar të bashkohemi të gjithë për të bërë një opozitë të fortë. Zgjedhjet që do të vijnë do të jenë më të mira,” ka thënë Selami.

 

I pyetur nga një gazetar lidhur me programin e tij Selami ka thënë se tashmë e ka shpalosur programin e tij në garën për kreun e PD-së.

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Patjeter qe Selami ishte “Kollona e peste ne zgjedhjet e PD-se.Ai nuk kishte shansin me te vogel per te fituar por “sabotoi” per nje Vend pune.Te gjithe duhet ta kene te qarte se nje njeri me vlera ne Emigracion e tregon veten.Ky Selami turi nallane deshtoi ne USA dhe erdhi per cape buke ne llumin e qelbesires politike shqiptare.Si Ramadani edhe ky.Nuk ja vlen….

    Përgjigju ↓