AKTUALITET

Operacioni “blic”/ Sekuestrohen thika, telefona e pije alkoolike në burgun e Lezhës dhe Lushnjës

13:24 - 23.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Është ushtruar një kontroll “blic” nëpër qelitë e burgjeve në vend, ku janë gjetur shumë sende të ndaluara.

Burime nga drejtoria e Burgjeve janë shprehur se aksioni i kontrollit është zhvilluar në burgun e Lezhës dhe Lushnjes. Në këto burgje janë gjetur 10 thika dhe 15 telefona, si dhe pije të shumta alkoolike.

Menjëherë pas këtyre kontrolleve është vendosur edhe pezullimi i dy shefave të sigurisë në këto dy burgje, ndërsa kanë nisur hetimet.

Gjithashtu kontrolle do të bëhen edhe në burgjet e tjera të vendit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.