EKONOMI

Rritja e çmimit të ujit me 20 lekë, Veliaj tregon arsyet: Ja pse u detyruam  

08:47 - 24.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Erion Veliaj, kreu i bashkisë së Tiranës, i ftuar në emisionin e mëngjesit “Koha për tu zgjuar” në News 24 sqaroi arsyet se pse është detyruar të rrisë çmimin e ujit në Tiranë.

Duke folur për tarifat e reja, që tashmë Bashkia ia ka propozuar Këshillit Bashkiak, kryebashkiaku tha se konsumatorët familjarë do të paguajnë të paktën sa banorët e Kamzës. “Çmimi do të rritet të paktën sa për banorët e Kamzës. S’mund të paguhet uji më shtrenjtë në Bathore se sa në Kamëz. Sigurisht ai që ka pishinë të matet mirë dhe ai që vadit tokën me ujin e pijshëm. Në Paskuqan e Babrru iu intereson më mirë ta lidhin zorrën e ujit në Tiranë, uji këtu është aq lirë sa iu leverdis. Ne po flasim për 20 lekë”,- sqaroi Veliaj.

E gjitha kjo sipas Veliajt, bëhet që Bashkia të mund të marrë kredi që të zhbllokojë ujësjellësin. “Kur pati deficit financiar Berisha i tha Bankës së Shqipërisë bli hotel Dajtin, ndërsa Bashkisë së Lulzim Bashës i tha bli Lana Bregasin. Që të mbushte deficitin, Basha e la peng ujësjellësin në një bankë të nivelit të dytë. Ne na duhet të marrim një kredi në rastin e një reforme që do sillte ujë 24 orë. Duhen 220 milion euro, e pamundur të të financojë njeri kur nuk ke të ardhura”. Duke vijuar më tej, Veliaj shton se të gjithë konsumatorët e kryeqytetit do të paguajnë më pak se sa kostoja e një gazete. “Nuk po shkojmë tek mesatarja e Shqipërisë, as tek Durrësi e Korça, por tek Kamza”. Sipas propozimit të Bashkisë, çmimi i ujit në Tiranë do të rritet nga 45 lek/ m3 në 65 lekë/m3 për familjarët dhe nga 135 lekë/m3 në 190 lekë/m3 për bizneset.

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Vazhdon propoganda e mashtrimi komunist me kete popull teveqel qe ka mbetur.Flasin me perqindje, me mandate,gjenerata. premtojne pa ju trembur syri si Shvejku se do “hajne me luge floriri”.Turp per Ramen, Bashen dhe se fundmi vengeroshit mashtrues Veliaj qe e kane shkaterruar UKT-ne duke e perdorur si batalion elektoral.Na trego nje drejtor prefesionist apo nje inxhinjer me nivel mesatar ne Bashkin e vajzave apo ne UKT-ne e Tiranes.Ku vate “optimizmi” i shitesit te fiqve Veliaj qe kur erdhi krie.ar zbuloi se ujesjellsi ka dhe hidrocentral.Te paafte.Nuk jane ne gjendje te menaxhojne nje projekt serioz por vetem Reklama me arkitekte bojaxhinj pa pike vlere te tipit Shkreli,Lame,Veliaj me shoke.Ti biem shkurt.Sistemi i Ujesjellsit eshte jashte kontrolit te Prurjeve dhe Presineve.Eshte i Falimentuar.Nga ndertimet pa kriter Furnizimi me Uje i Tiranes perben rastin Unikal ne Europe qe uji furnizon pompat e pallateve dhe jo rubineten e konsumatorit sic duhet te jete ne baze te kontrates.Larg qofte nje kontaminim ne depozita kush e mban pergjegjsine???E kemi pare hundgjatin Veliaj te na tregoje shtrimin e tubave ne disa rrugica sa per Shou.Zgjidhjs taknike e nje Ujesjellsi eshte objekt shkencor dhe aspak i lehte or shites fiqsh.Burimet e furnizimit:Burimet e Selites e Shen Merise mesatarisht japin 600L/sek;burimet e Buvilles 400L/sek; impianti i Buvilles (Me uje te turbullt e bajga zall Mneri)1200L/sek, puset e berxullit e te tjera 200L/sek Pra per te qene brenda ne Total 2000L/sek e perkthyer ne Dite jep 172 000 Litra e shperndare ne 800 000 banore jep normen ditore rreth 215 litra uje ne dite per nje banor.Gjermania e madhe eshte e kenaqur me 170 litra ne dite per fryme.Pra uje ka.Duhet filluar te behet projekti”Rihabilitimi i Furnizimit me Uje i Tiranes se Madhe”.Kerkon studim e pune vertet shkencore.Fundja Elementi i Pare i nje qyteti eshte Ujesjellsi e jo Sheshi e Pazari i te marreve.Cdo punim i kryer dhe qe kryhet sot ne Ujesjells eshte pa Projekt te Miratuar, Pra shkelje Ligji.Sa per firmen JICA qe menaxhon keq kredine e shtetit Japonez i “ndihmuar” nga ca femije qeveritaresh objekti i kontrates eshte Kanalizimet qe me thene te drejten duhet ti nenshtrohet nje investigimi serioz.Nuk Ekziston asnje studim apo projekt nga JICA apo ndonje tjeter per ujesjellsin e Tiranes.Kamza e ka zgjidhjen e vet me impiant te pavarur por me te njejtin rezervuar ate te Buvilles.Stop Propagandes, stop inestimeve pa projekt,stop drejtusve te paafte e militant,Liri shkences e prefesionisteve,poshte dallkaukeve me kurse disa mujore verore ne amerike,Mjaft me bojaxhinj etj etj.Pra Krie.ar, beni dhe aprovoni Projektin, pastaj beni preventivin dhe Pastaj shtrojeni ne Keshillin e Ndrikullave.Dhe pastaj futjani populit teveqel…

    Përgjigju ↓