Show-Bizz

“U rrit me halle dhe në mes të skamjes”, Julian Deda uron të atin: U befsh 100 vjeç babush, je krenaria e familjes

13:39 - 27.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Aktori i humorit, Julian Deda, ka uruar sot me rastin e ditëlindjes të atin e tij, artistin e njohur Zef Dedën. Në 67-vjetorin e lindjes, i biri e quan krenaria e familjes, ndërsa nuk kursen edhe një batutë, ashtu siç di vetë Juliani të bëjë: “Kujdes: Mos u gënjeni nga shikimi, nuk është aq i urtë sa ka dalë në këtë foto..!

Në këtë 67-vjetor të aktorit të njohur shkodran, i biri i tij, Juliani i ka kujtuar rininë mes halleve dhe skamjes. “Të vetmen pasuri kishte librat e falur, që i lexonte të paktën për të ushqyer mendjen, se për barkun ishte shumë e vështirë”.

Ja statusi i plotë

Ne vitin 1950, Gjyshja ime Luçia solli ne jete nje djale dhe e quajti Zef. Ky djale u rrit me shume halle dhe ne mes te skamjes. Te vetmen pasuri kishte librat e falur, qe i lexonte te pakten per te ushqyer mendjen, se per barkun ishte shume e veshtire. Gjithsesi ja ku eshte sot pas 67 vitesh i rrethuar me dashuri dhe krenari. Ne fakt ai vete eshte krenaria e familjes sone. U befsh 100 vjeç Babushi im. T’du fort Artist.
Kujdes: Mos u genjeni nga shikimi, nuk eshte aq i urte sa ka dale ne kete foto..!

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.