Show-Bizz

FOTO+VIDEO/ Shikoni çfarë ndodhi brenda dasmës së Orindës dhe Turit, nga betimi te kënga surprizë  

10:36 - 28.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Turjan Hyska dhe Orinda Huta i kanë dhënë fund mbrëmë beqarisë, duke kurorëzuar lidhjen dhjetëvjeçare me martesë. Në një ceremoni madhështore ku gjithçka ishte perfekte; Turi dhe Orinda i kanë thënë “PO” njëri-tjetrit pas 10 vitesh histori dashurie.

E pas shumë tekstesh këngësh, më në fund i ka ardhur radha e moderatorit t’i bëjë një premtim me fjalët më të bukura gruas së tij.

“Nuk kam frikë nga e ardhmja sepse kam në krah një krijesë që shpresoj të jetë nëna e fëmijëve të mi të shumtë. Gjithë jetën do përpiqem vetëm që mos të ikë ai shkëlqimi nga sytë e tu dhe buzëqeshja që ke gjithmonë”.

Emocionuese ishte momenti, kur Turi i dedikoi Orindës një këngë surprizë, teksa i drejtohej me vargjet “Do të të dua sa të jetë jeta”. Kjo bëri që nusja e tij të përlotet… Ndonëse e dimë që vetë Orinda nuk e pëlqen Turin si këngëtar (këtë e ka thënë vetë Turi në intervistë). Por gjithsesi nuk ishte si të mos emocionohej…

Më poshtë është teksti i këngës që moderatori i këndoi nuses.

Ja teksti i këngës 

Hajde flasim për më vonë, për atë që na pret.
Ditë të mira, ditë të këqija, në të mirë dhe në të keq.
Unë marr jetë nga ty, ti merr jetë nga unë.
Bashkë u rritëm, bashkë do plakemi, do të dua dhe më shumë.
Ndoshta do thyejmë pjata, ndoshta zgjojmë dhe komshinjtë.
Rëndësi ka fundi i filmit, dhoma jonë, unë dhe ti, e di vetë ti…
Gjithmonë si hera e parë, e mban premtimin, sytë t’i dua të gjallë.
Më beso Orinda… ndoshta kam edhe pak frikë,
kur të bëhemi tre, çfarë do të ndodhë me ne?!
Më kap paniku herë pas here, pastaj më kujtohesh ti.
“Turjan kur ka dashni, gjithçka është mrekulli”. Nga atje sipër
kam bekimin me ty në përjetësi.
Të dua Orinda Huta, të dua dhe ti e di.
Dua 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8 beba
Të dua, të dua, të dua, të dua sa të jetë jeta./ revistawho.com

http://www.dailymotion.com/video/x5v2sey

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.