EKONOMI

PD-ja i rikthehet protestës për rritjen e çmimit të ujit: Do të marrin pjesë rreth 1 mijë protestues

13:53 - 28.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Partia demokratike do ti rikthehen protestave për rritjen çmimit të ujit në Tiranë.

Këshilltarët e PD-së  në Këshillin Bashkiak te Tiranës të cilët nuk morën pjesë në votimin për rritjen e çmimit ditën e sotme do ti rikthehen protestave me mbështetjen e qytetareve.

Partia Demokratike do të protestoje përpara Bashkisë sot ne 18:00.

Në shkresën e lejes që PD-ja i dërgon policisë cilësohet se në proteste do të marrin pjesë rreth 1 mijë protestues.

Sipas projektit fillestar të propozuar nga Bashkia, parashikohet një rritje çmimi me 44%, nga 45 lek/ m3 në 65 lekë/m3 ujë. Kjo rritje sipas Bashkisë së Tiranës, bëhet për të kryer investime në rrjet që në 5 vitet e ardhshme të garantohet furnizimi 24 orë me ujë në kryeqytet. Enti Rregullator i Ujit bëri me dije se do të vendosë në muajin shtator mbi aplikimin e bërë nga Ujësjellës-Kanalizime Tiranë për rritjen e çmimit të ujit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.