POLITIKË

Vasili sulmon Ramën: Shkollëpak lexon përrallat e La Fontenit “Nuk ka asnjë faj gomari, por Gomari që vuri gomarin.”

13:18 - 31.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Petrit Vasili, kreu i Grupit Parlamentarë të LSI me anët të një statusi në rrjetet sociale në “Facebook” ka sulmuar ditën e sotme kryeministrin , duke theksuar se është një shhkollëpak që lexon nga përrallat e La Fontenit dhe nuk ja ka fajin administrata.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit

“Kryeministri ynë dhe gomari i La Fontenit

Meqë ky shkollëpak që kemi në krye të qeverisë lexon përrallat e La Fontenit dhe meqënëse gjithë fajin që nuk i japin investime në Trieste, që jemi të 149-t si mbështetësit më të dobët të të varfërve e mbështetësit më të mëdhenj të oligarkisë dhe që 60% e qytetarëve duan të ikin nga Shqipëria e ka administrata, ja ç’thotë La Fonteni në një përrallë:

Një pronar, që të ruante kopshtin më mirë hoqi rojen dhe mori një gomar. Për gjithë natën gomari e shkatërroi kopshtin. La Fonteni i madh e mbylli përrallën duke thënë: “Nuk ka asnjë faj gomari, por Gomari që vuri gomarin.”

Kjo vlen edhe për shkollëpaktin, kryeministrin tonë, që fajin ia paska administrata në këto 4 vjet të vegjetimit të tij.”, shkruan Petrit Vasili.

Sjellim në vëmendje që ditët e fundit Rama po kryen dëgjesa publike me qytetarët por ka bërë edhe takime me përfaqësues të administratës, ku kanë diskutuar se çfarë duhet të bëhet më mirë


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.