Intervista

Shpërthimi në Velipojë/ Mbesa i kundërpërgjigjet hallës: Gënjeshtare, do të përfitojë vetë

20:50 - 02.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Brikena Zenunaj, vajza e Besnik Zenunaj deklaron se intervista e dhënë nga halla e saj Fatmira Zenunaj është një gënjeshtër. Brikena tregon se familja e saj nuk komunikon me hallën prej kohësh ndaj kërkon që ta lenë qetë në hallin e familjes së saj. Brikena shprehet se gjëja e vetme që i intereson është jeta e vëllait të saj që vazhdon të jetë në gjendje të rëndë në një spital të Turqisë.

Halla juaj ka dhënë një intervistë duke thënë se nuk është nevoja që shkodranët të dhurojnë para për të shpëtuar jetën e Hektor Zenunaj, vëllait tuaj. Si qëndron e vërteta?

Nuk kemi asnjë kontakt të saj sepse nuk kemi folur prej vitesh me të dhe gjysma e intervistës që ka dhënë është gënjeshtër, duke filluar që nga spitali ku ajo mendon se është shtruar vëllai. Ju lutem të mos përhapen intervista dhe lajme të tilla që prishin imazhin e familjes tonë.

Vazhdoni që të kërkoni para për vëllain?

Jo. Tashmë i kemi gjetur.

A ndodheni në Turqi momentalisht?

Jo, nuk jam në Turqi.

Por halla juaj pretendon se është në brendësi të gjithçkaje?

Kush do flasë, do flasë. S’ja mbyllim dot gojën. Ne kemi hallin e jetës së vëllait ndërsa të tjerët duan përfitime. Ju lutem mos na shqetësoni më në lidhje me fjalët e rreme që thotë ajo apo njerëz të tjerë që nuk dinë asgjë dhe duan të hedhin baltë mbi familjen tonë.

Cili është mesazhi juaj?

A ka mundësi të na lënë në hallin tonë dhe të mos e përdorin këtë tragjedi. Ne duam të shpëtojmë jetën e vëllait ndërsa të tjerët dalin të bëjnë analizën e babait. Ju lutem të mos tregohen të pashpirt por të na lënë në hallin tonë./ShkodraNews


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.