Speciale

Skandali/ A u përjashtua Edi Rama nga foto familjare me zv/presidentin e SHBA, Mike Pence për shkak të atleteve të bardha?

12:23 - 03.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Në Podgoricë u mbajt Samiti i Kartës së Adriatikut ku përveç liderëve Ballkanit Perëndimor mori pjese edhe zëvëndëspresidenti amerikan, Mike Pence. Ne fjalimin e tij në takim, zoti Pence vuri në dukje bashkëpunimin rajonal drejt integrimeve perëndimore. Ai tha se SHBA nuk do ta heqin vemendjen nga rajoni. GSH.al shkruan se ajo qe beri pershtypje ishte se ne foton familjare te samitit, Rama mungonte.
Ne foton zyrtare, shihet zv/presidenti Mike Pence me 7 liderë te tjere te rajonit, presidente dhe kryeministra. I vetmi qe mungon eshte Edi Rama. Duket e pabesueshme qe Rama ta kete snobuar vete foton familjare, ndaj arsyeja mbetet mister.

Por, ish-kryeministri Sali Berisha ka bere nje postim rreth ores 1 pas mesnate dhe ka dhene versionin e tij.
“Skandal!
Rama perjashtohet per shkak te atleteve nga foto familjare e Samitit te Podgorices! sb”, shkruan Berisha.
Ne fakt, ne fotografine e takimit me homologun malazez, (ne krye te lajmit) Edi Rama ka veshur atlete te bardha.

A ishte thyerja e protokollit arsyeja e perjashtimit te Rames nga fotoja? Asgje nuk eshte e sigurt, megjithate, me shume do mesohet ditet ne vazhdim.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Kur nuk jeni të sigurtë pse harxhoni kohë, bojë dhe letër dhe shkruani hamendësime. Nëse doni të ulni figurën e kryeministrit tuaj duke e përfolur mendoj se tregoheni të cekët në mendime dhe na detyroni të mos merremi me portale të tilla.
    Sorkadhja

    Përgjigju ↓