AKTUALITET

Filip Cakuli: Si e ngatërroi ambasadori emrin e Jemin Gjanës pas gabimit të Topallit

20:15 - 04.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Në një shkrim të tijin Filip Cakuli risjell në vëmendjen problemet që ka gjuha shqipe si dhe huazimet që bëjmë nga gjuhët e tjera. Ndër të tjera Cakuli sjell në vëmendje edhe një fragment me një ambasador të huaj, i cili duke dëgjuar Jozefina Topallin nuk njihte deputetin Jemin Gjana, që ish-kryeparlamentarja e quante Xhana.

Shkrimi i plotë

Duke qenë nga gjuhët më të vjetra në botë, pavarësisht se daton e shkruar shumë vonë, gjuha shqipe është ruajtur dhe pasuruar nga rilindasit tanë të mëdhenj (se mos i ngatërroni me rilindasit e sotshëm), si shenjë e mbijetesës së kombit. Gjuha shqipe u ka qëndruar pushtimeve shekullore, u ka bërë ballë përpjekjeve të armiqve të kombit, për ta ç’bërë, për ta sakatuar, për ta shuar fare. Por atë që s’e kane arritur ta bëjnë pushtuesit, e kanë bërë vetë shqiptarët, këta patriotë në thonjëza, që e shprehin këtë patriotizëm, shqip atdhetarizëm, vetëm të ndonjë gol të skuadrës sonë në ndeshjet e futbollit, ose te droni po në stadium. Ndërsa shqipja në shekuj ka përballuar agresionin e turqishtes, greqishtes dhe serbishtes, duke shmangur fjalet e huaja, dhe në rastin më të keq, duke mbishtrësuar një kuptim ironizues e talles ( fytyrë – surrat), sot me vetedije, madje dhe mburrje futën në gjuhë fjalë e shprehje të huaja të panevojshme.

Vini re, “shumicës” në Kuvend i thonë “mazhorancë”, po pakicës nuk i thonë “minorancë”? Se “mazhorancë” ka një tingëllim kumbues, por “shumica” është thjeshtë shqip dhe ka një tingëllim më të ëmbël. Një ambasador më pyeti dikur për një deputet me mbiemrin “Xhana”. -Nuk ka të tillë, i them, po ku e ke dëgjuar? -Nga zonja Topalli, ma ktheu. -Është Gjana, qesha unë, po ajo e shqipton Xhana… Njoha disa të rinj patriotë, që këndonin “o sa mirë me ken shqiptar”. M’u paraqitën (prezantuan) me emrat e tyre: Xhersinjo, Domenika, Izaura, Salmonela, shkurt Nela dhe vetem dy prej tyre kishin emra të shqipes; Ermal dhe Valdete. Pyeta në një zyrë të gjendjes civile, gati 90 për qind e fëmijëve pagëzohen me emra të huaj. Hyra në një disko(?) me muzike “live”(?) Dhe m’u shurdhuan veshët me këngë të huaja. I thashë një plake aty rrotull, mamaja e pronarit, ta ulnin pak muzikën, “ok” ma bëri plaka, duke ngritur gishtin e madh.

Kur as për nevojën që gjuha të jetë e pastër, nuk mund të refuzoj futjen në gjuhën shqipe të gjithë emrave të huaj, veçanërisht ato që kanë hyrë me sendin a mallin e tregtuar, si frigorifer, autokombanjë, tanks, raketë, robot, pilot etj. Se “pilot” ka hyrë me gjithë “aeroplan” këtu, ku nuk ka patur fjalët respektive në shqipe. Por ato që kanë kuptimin përkatës në shqipen, është krim gjuhësor t’i përjashtosh dhe të huazosh një tjetër. Le të marrim disa fjalë më të përdorshme sot në politikë: “event” është “ngjarje”; “direkt” është “drejtpërdrejt”, “aprovim” është “miratim”, “bosh” – “i zbrazët” etj… Po ashtu ngjan i kotë mundimi për të zëvendësuar një fjalë të huaj me një shqip të pagjetur. Siç ka ndodhur me atlasin e anatomisë, ku fjala “klavikul” shqipërohet me “parzmorkularthorthimthak”. Në gjuhën e shkruar nëpër gazeta dhe revista, po edhe në programe televizive, shumë fjalë të huaja shkruhen si në anglisht, apo frëngjisht.

Harrohet që ka një rregull, që në këtë rast mund të quhet dhe ligj gjuhësor, që emrat e përveçëm të huaja shkruhen siç shqiptohen në gjuhën shqipe. Shkruhet Nju Jork dhe jo Neë Jork, Shekspir dhe jo Shekspeare… Për shkelësit e ligjeve ka kontroll, ka Kod Civil e Penal, ka gjoba e dënime të tjera. Edhe për një rrip makine, që ti s’e vë, gjobitesh rëndë. Po për shkelesit e rregullave të gjuhës kush kujdeset? Ndaj duhen ngritur struktura shtetërore në mbrojtje të gjuhës amtare, ashtu siç mbrohen monumentet e kulturës, vazot antike prej balte, apo gurët e kalave të kategorisë së parë. Sepse gjuha është më e rëndësishme, si shenjë e identikimit të një kombi. Dhe kur ne themi që ne jemi pasardhës të ilirëve, kryeargumenti shkencor që kemi dhe që i është pranuar dhe Prof. Eqerem Çabejt në konferenca ndërkombëtare, është analiza dhe krahasimi gjuhësor i emrave të

njerëzve (onomastika) dhe emrat e vendeve (toponomastika). Ajo është metodologjia shkencore për njohjen dhe përcaktimin e vazhdimësisë iliro – shqiptare në këto troje. Kjo tani është e rrezikuar jo nga debati shkencor, por nga agresioni i injorancës mbi gjuhën shqipe. Këtë duhet ta ndalim!


Shfaq Komentet (3)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. E FALENDEROJME REDAKSIN E GAZETES PANORAMA DHE AUTORIN HUMORISTE QE KA GODITURE DIREKTE DHE NE THELBIN E PROBLEMIT KU NEPERKEMBET GJUHA JONE E BUKURE DHE E EMBEL SHQIPE.
    Nje vrejtje dashamirese per redaksine eshte fakti qe foto stabel e nje femre gjysem e zbuluar nuk i qaset fare (kerkund)artikujve te tjere dhe sidomos kure ka veprime gangsteresh qe marrin jete te rinjesh.vIKTIMA qe jane te edukuar,Engjellore dheintelektuAL;
    Mundet te mos e botoni vrejtjen qe bera per foton qe nuk ka lidhje me artikullin. NGUSHLLIME FAMILJES DHE TE AFERMEVE TE TJERE;

    Përgjigju ↓