Kryesore

Ngjela: “Masakra e gjatë kundër pronës, është shkaku thelbësor i pazhillimit shqiptar”.

12:04 - 05.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Kështu e ka konsideruar avokati Spartak Ngjela domosdoshmerine e Reformes per pronat ne vendin tone, ku thote se “i gjithë korrupsioni shqiptar, krimi i organizuar, me rrënjë në qeveritë e korruptuara shqiptare që kaluan me stafetë njëra pas tjetrës në mbi 20 vjetët e fundit, ka reflektuar konkretisht në grabitjen e pronës”.

Postimi

Kjo sot është një e vërtetë apodiktike…

  1. Trishtimi shqiptar është i lidhur me krimin universal kundër pronave të shqiptarëve kudo ku ata banojnë: genocid jashtë Shqipërisë, në Serbi dhe Greqi, për të shpronësuar nga pronat e tyre dhe për të asimiluar shqiptarët autoktonë; dhe në Shqipëri, terror, krim e forcë shtetërore e gjatë për të shpronësuar pronarët në funksion të qeveritarëve, dhe krerëve.

Reforma e pronës që filloi në Shqipëri në vitin 1945 me forcën e armatës shtetërore; vijoi po njëlloj edhe në vitin 1991-2015, por këtë herë me një formë paqësore dhe “ligjore”, me gjyqtarë të korruptuar dhe qeveri të korruptuara: në një krah vidhej shteti nga qeveritarët, dhe, në krahun tjetër, me një gjykatë të korruptuar, fallcifikoheshin kthimet e pronave “pronarëve” duke ua dhënë njerëzve anonimë, që qeveritarët të riciklonin paranë ë vjedhë nga arka e shtetit. Kudo abuzim me pronën i cili tani ka sjellë paralizimin e ekonomisë shqiptare.

Për sistemimin historik, moral dhe ligjor të pronës dhe pronësisë Shqipëri, duhet një ndërhyrje cezariane.

Kjo është arsyeja që në Shqipëri sot, reforma e pronës i duhet shtuar sa më shpejt Reformës në Drejtësi.

Reforma në Drejtësi nuk mund të ketë kthim, por ajo është vetëm fillimi. Fazë e barabartë me të, që duhet të fillojë menjëherë, është reforma morale e pronës në Shqipëri.

Gjëndja e pronës akrualisht është shumë e rëndë sot në Shqipëri, por jo e pa shpresë.

Politika amerikanë dhe ajo e Bashkimit Europian me anë të Berlinit duhet të ndërhyjnë me forcë në këtë aspekt, sepse, që të arrihet objektivi global amerikan me botën shqiptare në Ballkan, duhet të vihet në rrugë racionale zhvillimi integral i Shqipërisë.

Në funksion të kësaj, në radhë të parë duhet të bëhet ridimensionimi i pronës, tregut dhe demokracisë në Shqipëri.

Kjo lloj politike e korruptuar në Shqipëri është edhe injorante, sa nuk e kupton dot fare trininë e më sipërme, por është edhe keqbërëse në funksion të korrupsionit dhe krimit që drejton.

Për këtë arsye:

lll.

Më ndihmë të ekspertëve amerikanë dhe gjermanë, në Tiranë duhet të ngrihet, sa më shpejt që të jetë e mundur, Instituti Kombëtar i Pronës, dhe ky institut i madh shkencor duhet të drejtohet nga Byroja Kombëtarë e Pronës: një komision miks ky me ekspertë shqiptarë dhe të huaj që duhet të ketë forcë ekzekutive, të dhënë posaçërisht nga ligji ose Kushtetuta.

Çështja e pronësisë në Shqipëri kërkon ekspertizë të nivelit të lartë botëror.

Nëse në Shqipëri do të funksionojnë paralel në nivel të lartë moral dhe ligjor: SPAK, Gjykata e reformuar, Byroja Kombëtarë e Hetimit; dhe Instituti Kombëtar Pronës me Byronë e tij; Shqipëria e fillon realisht hyrjen në botën perëndimore me një prelud racional.

Paralelizimi i reformës në drejtësi me reformën e pronës, duhet të hyjë në një juktapozicion (juxaposition) të domosdoshëm.

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. I mirepritur reagimi “mbi Pronen” nga Juristi Ngjela.(Por pa kuptim “reforma Morale” mbi Pronen)Shkurt.Nuk diskutohet ne Shqiperi e Kosove, Ministra te dobet apo Krieminister i Paafte por vetem: krieminister, minister qeveritar Hajdute.Kaq banale eshte.Po kush vidhet: pronaret legjitime dhe shteti ,Prona e perbashket,Toka, burimi, pylli, lumi, mali, fanbrikat e trasheguara nga prishja e sistemit. Kush vjedh? Ai qe ska patur prone( merr letrat).Pronaret nuk vjedhin (skane arsye) presin doren e ligjit dhe ne me te shumten ngelen me gisht ne goje.Llogjike.Pakica ishte Pronare ndersa shumica pa prona e katundare.Keshtu shkuam ne “lufte Nac-Clir.”keshtu vazhduam me Enverin “Pronaret ne bodrum katundaret ne Podium”.Vazhdon dhe sot Kontigjenti Maxhorance, pa prona” Voton Historikisht si ne kohe te Enverit..pra kundra Prones e pronareve.Tallen delenxhinjte: Shalsi:Tani e tutje nuk do kete ish pronare por “pronare”.Skandal.Dhe vjedhja vazhdon dhe pronaret Vdesin deri sa te harrohet Prona e te vidhet nga morracaket.Dhe Rama,Lameja dhe ndrikulla ndajne prona hajduteve.Vetem Zoti do i denoje keta Hajdute.A ka me TURP ta keshe Baben a Gjyshin Hajdut. Kaq ngrifuni ne kafe o zgjebanjose Hajdute.

    Përgjigju ↓