Kryesore

Dosja e plotë/ Provat e shitblerjes së votës, PD skedon emrat e pushtetarëve. Raportet do t’i dorëzohen OSBE dhe Prokurorisë     

09:00 - 09.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Valentina MADANI

Partia Demokratike ka gati dosjen e manipulimit të zgjedhjeve të 26 qershorit. Demokratët mblodhën fakte dhe materiale konkrete për të vërtetuar akuzat e shitblerjes së votave në mbarë vendin nga zyrtarë dhe politikanë të majtë, që gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare ofruan para për blerjen e votave. Kreu i opozitës, Lulzim Basha caktoi një grup të posaçëm pune për mbledhjen e provave të manipulimit, ndërkohë që e këto materiale mësohet se janë finalizuar përmes dy raporteve që do t’i dorëzohen OSBE-së dhe institucioneve të tjera ndër-kombëtarë për parregullsitë e pretenduara në procesin zgjedhor të 25 qershorit.

Raporti i parë ka detajuar fakte dhe prova për manipulimin sipas tyre të zgjedhjeve, të cilat janë mbledhura nga kandidatët për deputetë. Ndërsa, raporti i dytë është ai i ministrave teknikë, i cili fokusohet në pasqyrimin e përdorimit të administratës shtetërore dhe aseteve publike në fushatë elektorale apo për të devijuar vullnetin e qytetarëve. Për këta të fundit pak ditë më parë, z.Basha tha se do të dorëhiqen sapo të kenë gati raportet. Ky është raporti i parë në të cilin pasqyrohen denoncimet e kandidatëve për deputetë dhe provat e mbledhura në fushatë elektorale, në ditën e votimit, por edhe gjatë procesit të numërimit votave. Në Parti-në Demokratike, është ngritur një grup punë që po mbledh të dhënat, që sipas tyre faktojnë se në 25 qershor është aktivizuar një mekanizëm i gjerë në të gjithë vendin për manipulimin dhe tjetërsimin e votave të qytetarëve. Raporti do të jetë i hollësishëm, ndërsa në të do të listohen emra konkretë të zyrtarëve, politikanëve apo çdo individi, që sipas kandidatëve të Partisë Demokratike janë investuar në manipulimin e zgjedhjeve si dhe do të depozitohen materiale konkrete që sipas tyre faktojnë akuzat.

Rastet e denoncuara mesë shumti dhe që gjejnë vend në raport janë ushtrimi i dhunës dhe presionit ndaj votuesve, presioni apo shitblerja e votave, apo edhe raste konkrete të denoncuara publikisht nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, si për shembull akuza publike se janë dhënë 200 mijë lekë për çdo pjesëtar familjeje për të mos dalë në votime apo dhe raste të tjera si ai i pretenduar në Kavajë, ku 40 vota janë blerë 100 mijë euro. Ndërkohë, pranë OSBE-së dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare, do të dorëzohet edhe raporti i ministrave teknikë, që aktualisht po përpunohet nga zëvendëskryeministrja Ledina Mandia. Raporti i ministrave teknikë pasqyron fakte të mbledhura për përdorimin e administratës publike, përfshirjen e drejtorëve apo vënien në funksion të fushatës elektorale dhe deformimit të votës së qytetarëve asetet e shtetit. Raportet e PD-së do t’u dorëzohen edhe prokurorisë për hetim.  Hartimi i këtij raporti po mban ende në detyrë ministrat dhe zëvendëskrye-ministrin teknik, të cilët morën postet në qeverinë “Rama” pas marrëveshjes së majit. Pas humbjes së zgjedhjeve, Lulzim Basha denoncoi se vota e qytetarëve në 25 qershor është devijuar nga mazhoranca aktuale përmes përdorimit të bandave kriminale dhe blerjes së votës me para të drogës dhe korrupsionit. Me datën 27 qershor, vetëm një ditë pas humbjes së zgjedhjeve, z.Basha deklaroi: “Me gjithë përpjekjet që unë dhe PD bëmë, me dekriminalizimin me denoncimin për drogën, sërish krimi dhe paraja e pistë nuk u ndal. Blerja e votës nuk u ndal. Kjo ishte një garë e pabarabartë, por sigurisht një garë që unë nuk kam asnjëherë ndërmend të konkurroj me të njëjtat mjete. Ajo është një triumf i paligjshmërisë. Unë dhe PD morëm një rezultat zhgënjyes, pro pavarësisht presionit të parasë, mbi 450 mijë shqiptarë refuzuan. Qindra mijëra shqiptarë që refuzuan të shiten janë frymëzim për mua, që të mos e ndalim projektin tonë. Është qartë si drita e diellit se droga krimi kanë vetëm një pengesë dhe unë dhe PSD së bashku me qytetarët nuk jepemi. Kjo është një luftë për jetë a vdekje. Një luftë që do ta vazhdojmë deri në fitore. Nuk fus në një thes socialistët e ndershëm, por në fakt ata janë të mashtruar, pse mandatet nuk kanë dalë prej tyre, por prej bandave”.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.