BLUETOOTH

VIP-a në plazh / Luana Vjollca hedh poshtë zërat për operacion te të pasmet, muaji i mjaltit ekzotik i Orinda Hutës

11:10 - 12.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Pamela Aliaj

 

E rinisim maratonën tonë të përjavshme edhe këtë herë me fotot e përzgjedhura të VIP-ave tanë nëpër vendet e ndryshme të botës ku po kalojnë pushimet këtë verë. Të shumtë kanë qenë ata që kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar këto ditë të nxehta vere, por gjithashtu kanë qenë dhe të tjerë VIP-a, të cilët kanë preferuar vendet fqinje si Turqia për t’u relaksuar. Pa humbur kohë e nisim këtë maratonë, duke ju sjellë disa nga fotot më “hot” e të veçanta të tyre.


Luana Vjollca
E nisim me moderatoren bukuroshe këtë maratonë për “VIP-at në Plazh”. Luana më në fund, pas shumë impenjimesh, ka gjetur një moment të qetë për veten këtë verë. Ajo ka preferuar t’i nisë pushimet jashtë vendit, në Republikën Domenikane, në Punta Cana, një vend vërtet magjepsës. Ajo nuk ka ngurruar të na sjellë foto të vendit ku po kalon këto ditë të nxehta vere, e shtrirë në rërën e nxehtë me një palë rroba banje seksi, të cilat tregojnë se është në super-formë edhe këtë verë. Nuk mund të lëmë pa përmendur edhe foton e postuar në pishinë, ku bukuroshja bionde shfaq format e saj bombastike që i kanë lënë vërtet ndjekësit e saj pa frymë. Pas zërave të shumtë për operacion në të pasmet e saj, ajo nuk ka ngurruar t’i hedhë poshtë, duke i përgënjeshtruar me videon e postuar në “Instagram”.


Vilma Masha
Moderatorja bukuroshe e “Sport News” është zgjedhur kësaj radhe të jetë pjesë e maratonës sonë të VIP-ave. E nuk kishte se si të mos ishte Vilma Masha, një nga imazhet më të bukura të “DigitAlb”. Ajo këtë verë nuk ka zgjedhur vetëm një destinacion për të kaluar pushimet. Një nga vendet e saj të preferuar këtë verë ishte edhe Sardenja e Italisë, ku me sa duket bukuroshja brune ka kaluar vërtet momente të paharrueshme. Kësaj radhe ajo ka preferuar të shfaqet në pishina, ku po shijon momentet e saj të relaksit në këto ditë të nxehta. Në foton e dalë me rroba banje duket se është në top-formë dhe shfaqet si një sirenë e vërtetë.


Gaz Paja
Nuk kishte se si t’i mungonte maratonës sonë edhe figura e VIP-it mashkull. Këtë radhë kemi zgjedhur në maratonën tonë humoristin e njohur të “Portokallisë” Gazmend Paja. Ai është duke i shijuar këto ditë të nxehta vere në jugun e Shqipërisë. Në fotot e postuara në “Instagram” duket se humoristi po kalon çaste relaksi në Dhërmi, një nga destinacionet më të bukura dhe tepër të preferuara të VIP-ave për këtë verë. Para disa ditësh ai thuhet se u përfshi në një “sherr”, por me sa duket e ka përgënjeshtruar menjëherë nëpërmjet fotos në det, duke thënë se është tepër paqësor për të nisur një sherr. Gjithsesi, Gazi, si gjithë VIP-at e tjerë, është duke shijuar detin e mrekullueshëm të Jonit, të cilin ai e quan “parajsë”. Dhe ka shumë të drejtë!


Suada Sherifi
Modelja jonë bukuroshe Suada Sherifi vazhdon të mahnitë fansat e saj me fotot e postuara në rrjetin social “Instagram”. Nuk ka se si të jetë ndryshe për një nga modelet më të bukura dhe miset e Shqipërisë. Edhe pse mami, ajo është në një formë për t’u pasur zili nga të gjithë. Kjo vihet re shumë mirë në fotot e postuara herë pas here në rrjetet sociale. Në foton e fundit ajo ka dalë si një sirenë e vërtetë, ku duken linjat fantastike të Suadës bukuroshe.


Rozana Radi
Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare Rozana Radi ka preferuar një destinacion jashtë vendit për të kaluar pushimet, aktualisht në Turqi. Nuk kanë munguar dhe fotot e shumta me rroba banje të këngëtares, të cilat tregojnë se Rozi është në një formë shumë të mirë edhe këtë verë. Në një nga fotot me bikini të verdha ajo duket shumë provokuese dhe tepër ndjellëse dalë para pasqyrës. Ndërsa në një tjetër foto në pishina, ajo ka dalë me një body të bardhë super-seksi. Duket se Rozi po kalon një kohë të veçantë këtë verë jashtë vendit, larg impenjimeve të shumta dhe temperaturave të nxehta të kësaj vere.


Orinda Huta
E mbyllim këtë maratonë për këtë javë me nusen e re Orinda Huta. Ajo nuk ka harruar të kënaqë fansat e saj me momente të veçanta të muajit të saj të mjaltit me Turin, në disa vende të botës që zgjodhën t’i vizitojnë. Fotot e fundit vijnë nga parajsa e Tailandës, në Phuket. Në këto foto duket super-seksi dhe shumë e lumtur këngëtarja bukuroshe Orinda. Dhe, pse jo, në një mrekulli të tillë vetëm lumturia është pjesë e saj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.