BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Borxhet e fushatës së PD, Grupi “Elita 5”, 13 milionë lekë pa shlyer tek “Hotel Tirana”

16:00 - 13.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim:  Borxhet e fushatës së PD, Grupi “Elita 5”, 13 milionë lekë pa shlyer tek “Hotel Tirana”




Plot bujë, triumfator, gjithë ovacione, kështu u pritën të përzgjedhurit që do të drejtonin fushatën e Partisë Demokratike në qershor 2009, grupi nga Kosova, “Elita 5”. Zhurma që ata shkaktuan me këtë fushatë sfidoi edhe koncertin e tyre recital të dhënë gati dy vjet më parë në Tiranë. Ata rinjohën suksesin dhe morën ndoshta elozhet më të mëdha në Shqipëri gjatë gjithë karrierës së tyre muzikore. Padyshim që e meritojnë. Thuhet se u paguan mjaft mirë. Madje, më shumë se çdo këngëtar tjetër që u bë mbështetës i qeverisë ‘Berisha’ në fushatën koncertore të qershorit që lamë pas. Kujtojmë se në atë fushatë u përfshinë këngëtarë si Soni Malaj, Çiljeta, Elvana Gjata, Bojken Lako etj. Por, si ajo dardha që e ka bishtin prapa, tanimë edhe fushatës së bujshme të Partisë Demokratike po i dalin bishtat.
E pra, lexues të dashur, “Bluetooth” ka zbuluar së fundmi se Partia Demokratike ka mundur të shlyejë pagesat e grupit “Elita 5”, por nuk ka arritur të paguajë hotelin ku është akomoduar grupi gjatë një muaj fushate. Të jetë një neglizhencë kjo, apo PD-së i kanë mbaruar fondet…?! Nuk duam kurrsesi ta besojmë këtë të fundit, gjithsesi po sqarojmë çfarë ka ndodhur konkretisht.

Akomodimi
Për të respektuar grupin e njohur nga Kosova, “Elita 5”, që ishte edhe ‘qershia mbi tortën e PD-së’, ishte përzgjedhur që ata të akomodoheshin në një nga hotelet më luksoze në Shqipëri, siç është “Hotel Tirana International”. Rezervimi është bërë prej një anëtari të kësaj partie. Grupi ka qëndruar dhe është çlodhur gjatë gjithë netëve të fushatës në ambientet e këtij hoteli, por me të mbaruar fushata, janë nisur krejt të qetë drejt shtëpive të tyre në Prishtinë. Pagesa do të bëhej sipas tyre, nga Partia Demokratike. Gjë që nuk ka ndodhur në fakt. Madje edhe dita sot, ende Hoteli nuk është paguar. Shuma që i detyroheshin ata është 13 milionë të vjetra. Pas telefonatave të shumta duket se asgjë nuk ka ndryshuar. Madje, drejtuesit e këtij hoteli kanë hequr nga puna edhe përgjegjësen (M.B), që ka pranuar rezervimin në këtë hotel. Personi që ka bërë rezervimin, ua ka deleguar pagesën pesë anëtarëve të grupit “Elita 5”, duke hequr dorë vetë nga çdo përgjegjësi. Aktualisht, as grupi dhe as Partia Demokratike nuk kanë bërë tentativën më të vogël për të shlyer detyrimin prej 13 milionësh që i kanë “Hotel Tiranës”. Se si do të shkojë kjo çështje më tej, do ta mësoni në vijimësi!

8 dhjetori
Festa e madhe e pluralizmit, e organizuar në 8 dhjetor nga Partia Demokratike, e solli sërish grupin “Elita 5” në Tiranë. Madje, koncerti u organizua para Teatrit të Operas dhe Baletit (në sheshin “Skënderbej”) shumë pranë “Hotel Tiranës”, ku edhe janë borxhlinj. Se si ia kanë bërë për të mos u atakuar me drejtuesit e hotelit ku janë në borxh, ata e dinë… Por, shqetësimi ynë ka qenë, ku kanë fjetur këtë herë “Elita 5” dhe, a e ka paguar qëndrimin e tyre këtë herë Partia Demokratike?!
Ky shkrim është botuar më 12 dhjetor 2009


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.