AKTUALITET

Operacioni “Next”/ Policia i gjen 44 kg kanabis, vihet në pranga 35-vjeçari nga Kruja

11:59 - 13.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Blutë e Tiranës kanë vënë në pranga një 35-vjeçar nga Kruja, pasi i janë gjetur rreth 44 kg kanabis në makinë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së posaçme të operacioneve speciale, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas transportonte në kryeqytet sasi të konsiderueshme lënde narkotike duke përdorur automjetin e tij, organizuan dhe zhvilluan operacionin antidrogë të koduar “Next”.

Nga operacioni u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit :
– Alfred Murati, 35 vjeç, banues në fshatin Nuaj, Njësia Administrative Cudhi, Krujë.

Ky shtetas më datë 12.08.2017, është konstatuar duke lëvizur me automjetin e tij tip “Mercedez” në aksin rrugor Fushë Prezë – Rinas dhe është ndaluar nga shërbimet e policisë në fshatin Ahmetaq, ku gjatë kontrollit fizik të ushtruar në automjet janë gjetur qese plastike të mbushura me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
– 43 kilogramë e 550 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa;
– Automjeti tip “Mercedes”;
– 2 aparate celularë.

Ndërkohë që materialet u referuan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Tiranë.

Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Next”.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale të D.V.P.Tiranë.

Sekuestrohen 43 kilogramë e 550 gramë lëndë narkotike, një automjet dhe 2 aparate celularë.

Policia arreston poseduesin e tyre.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së posaçme të operacioneve speciale, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas transportonte në kryeqytet sasi të konsiderueshme lënde narkotike duke përdorur automjetin e tij, organizuan dhe zhvilluan operacionin antidrogë të koduar “Next”,.

Si rezultat i operacionit u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit :

– A.M, 35 vjeç, banues në fshatin Nuaj, Njësia Administrative Cudhi, Krujë.

Ky shtetas më datë 12.08.2017, është konstatuar duke lëvizur me automjetin e tij tip “Mercedez” në aksin rrugor Fushë Prezë – Rinas dhe është ndaluar nga shërbimet e policisë në fshatin Ahmetaq, ku gjatë kontrollit fizik të ushtruar në automjet janë gjetur qese plastike të mbushura me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

– 43 kilogramë e 550 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.

– Automjeti tip “Merecedez”.

– 2 aparate celularë.

Materialet u referuan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale ” Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2016932631926431/


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.