BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Zbulohet familja e Genc Rulit. Tritan Shehu në dashuri me verën

11:00 - 15.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim:  Zbulohet familja e Genc Rulit. Zbehet shikimi i Mediut. Keltisi, këtë herë shembullor! Tritan Shehu në dashuri me verën.





Zbulohet familja e Genc Rulit
Shpesh politikanët nuk pëlqejnë të shfaqen në publik me familjen, duke mbajtur mister pjesëtarët e tjerë. Por, nuk ka ndodhur kjo gjë më ministrin Genc Ruli. Më në fund, paparaci i “Bluetooth” ka arritur të zbulojë pjesë tjetër të familjes së ministrit, gruan dhe vajzën e tij. Teksa ka vënë re që fotografi ka shkrepur blicin, Ruli e ka përcjellë këtë çast me një buzëqeshje, ndoshta për t’u krenuar me familjen e tij. Gruaja dhe vajza, të pamësuara me blicet e fotografëve, janë gjendur pak në siklet, prandaj edhe kanë kthyer kokën në drejtim të kryefamiljarit për të shprehur druajtjen e justifikuar për këtë shfaqje të papritur në publik.

Zbehet shikimi i Mediut
Nuk e dimë nëse ministri, Fatmir Mediu ka ndryshuar look apo tek ai mosha ka nisur të lërë gjurmët e para? Ndryshe nga herët e tjera, së fundmi është shfaqur në festa dhe mjedise politike me syze optike. Kjo tregon se përpos faktin se Mediu duket ende i ri, mosha bën të vetën dhe sytë, mund të jenë të parat që kanë shfaqur probleme, aq sa e kanë detyryar atë të mbajë syze. Ka gjasa që Mediu të ketë probleme serioze dhe nuk zgjidhen me ndërhyrje kirurgjikale, prandja ka zgjedhur syzet. Arsyet: Ndoshta ai kalon shumë orë duke shfletuar vendimet e dikasterit që drejton, ose mund të jetë një problem që e ka pasur më parë, por ka vendosur ta korrigjojë tani.


Keltisi, këtë herë shembullor!
Nuk kishte si të mungonte në mitingun që organizoi Partia Demokratike, më 8 dhjetor prefekti i Tiranës, Kletis Kruja. Pas prezantimit të parë në “Bluetooth” si njeri gjaknxehtë dhe pjedashës (kujtojmë këtu sherrin me gazetarin Arjan Konomi), ja ku e shohim këtë herë më në formë se kurrë. I veshur me një kostum, siç edhe e ka dashur rasti, Kletisi ka zënë vend në rradhët e para të mitingut, krah ministrit të energjitikës, Dritan Prifti, (ky e ka humbur fare pas telefonit), ndërkohë pas tyre shohim zëdhënësen e Krymenistrit, Juela Meçani, e cila duket mjaft e preokupuar për ecurinë e mitingut.


Tritan Shehu në dashuri me verën
Nuk e dinim se Tritan Shehu, është një njohës i mirë i verave, por ja më në fund këtë e zbuloi paraci i “Bluetooth”. Gjatë një pritje zoti Shehu, ndryshe nga të tjerët, si mjek që është më parë bën provë, pastaj vendosn të vendosë apo jo gjë në gojë. Kjo ka ndodhur edhe kur ka mbajtur në dorë një gotë verë të kuqe. Pasi ka nuhatur lehtas shijen e athët të verës dhe e ka provuar në buzë, Tritan Shehu, ka vendosur më në fund ta pijë atë. Ndoshta, ai është i dashuruar me pijen, prandaj edhe sa herë vjen rasti për ta shijuar, gjithmonë preferon të zgjedhë më të mirën.

Ky shkrim është botuar më 12 dhjetor 2009


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.