POLITIKË

Raporti/ “Zgjidhja”: Basha u bë me Ramën në zgjedhje, tani ankohet se PS i vodhi ato. Vendi në rrezik!

13:43 - 18.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas deklaratës së kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në lidhje me raportin e ministrave teknikë për zgjedhjet e 25 qershorit, ka reaguar partia ZGJIDHJA.

Forca politike “Zgjidhja” e drejtuar nga Koço Kokëdhima shkruan se, Lulzim Basha u bë me Ramën në zgjedhje dhe se tani ankohet se PS i vodhi ato.

“Tani që, me sa duket, është prishur pazari i 18 Majit, Basha bërtet për një gjë që ZGJIDHJA e paralajmëroi dhe denoncoi përpara, gjatë dhe pas zgjedhjeve në fjalë. Vendi është në rrezik! Ai është kapur nga një klan qeverisës i kriminalizuar, mafioz dhe i korruptuar deri në palcë”, – thuhet ndër të tjera në reagimin e partisë ZGJIDHJA.

Reagimi

Basha u bë me Ramën në zgjedhje, tani ankohet se PS i vodhi ato

Lulzim Basha deklaroi sot se: “Zgjedhjet u dhunuan dhe manipuluan nga Edi Rama dhe makineria e tij e pushtetit e ndihmuar nga krimi i organizuar dhe paratë e drogës dhe të korrupsionit”!! Flet kështu ai dhe PD-ja që bashkëpunuan me Ramën dhe Rilindjen për të realizuar dhe legjitimuar zgjedhjet e 25 Qershorit ku “makineria e pushtetit” së bashku me krimin e organizuar vunë në “punë” miliardat e drogës dhe korrupsionit. Pas zgjedhjeve PD-ja heshti.

Tani që, me sa duket, është prishur pazari i 18 Majit, Basha bërtet për një gjë që ZGJIDHJA e paralajmëroi dhe denoncoi përpara, gjatë dhe pas zgjedhjeve në fjalë. Vendi është në rrezik! Ai është kapur nga një klan qeverisës i kriminalizuar, mafioz dhe i korruptuar deri në palcë.

“Opozita zyrtare” është e paaftë, por edhe pjesë integrale e kësaj elite të kalbur politike që për më shumë se dy dekada, e ka rreshtuar Shqipërinë mes vendeve më të varfra dhe më të korruptuara të botës, më keq se shumica dërmuese e vendeve afrikane të botës së tretë. ZGJIDHJA është e vetmja alternativë për Shqipërinë. Ajo përfaqëson zërin e popullit shqiptar, që kërkon dhe meriton të jetojë normalisht si gjithë vendet e tjera të Europës. #ZGHIDHJApërShqipërinë


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.