AKTUALITET

VIDEO/ Sulmi terrorist në Barcelonë, publikohen pamjet ku policia sulmon terroristët

18:21 - 18.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas tmerrit të sulmit terrorist në sheshin e ‘Katalunjës’ në Barcelonë, ku mbetën të vdekur 14 persona dhe mbi 100 të tjerë u plagosën janë publikuar pamjet e vrasjes së disa të dyshuarve nga ana e policisë spanjolle mbrëmjen e kaluar, pasi dyshohet se do të kryenin një tjetër sulm në zonën turistike të Cambrils.

Nga pamjet, policia u kërkon agresorëve të ulen në gjunjë, por ata nuk i binden dhe për pasojë policia i qëllon për vdekje duke vrare 5 persona.

Policia ka konfirmuar tre arrestime, por nuk ka zbuluar identitetin e të arrestuarit të tretë. Dy të dyshuar u kapën dje në një distancë të shkurtër nga vendi ku ndodhi sulmi. Bëhet fjalë për një maroken dhe një tjetër të lindur në Melilla.

Njëri prej tyre u ndalua në Alcanar dhe tjetri në Ripoll. Ndërsa personi i tretë u arrestua në provincën e Girona. Sipas policisë është ende në arrati shoferi i furgonit që kreu sulmin. Sipas gazetës “El Pais”, personi që mori me qira furgonin e sulmit ka dorëzuar dokumentet me emrin e Driss Oukabir, por rezulton se autori i vërtetë është vëllai i tij, që i ka vjedhur identitetin, 18-vjeçari Moussa Oukabir.

Ndërkohë që autoritetet besojnë se në sulmin e ndërmarrë mund të jenë përfshirë deri në 12 anëtarë të ISIS. Autoritetet spanjolle kanë shpallur 3 ditë zie kombëtare.

https://youtu.be/f7U-CPWffyo


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.