OPINION

Vasili “kundër” Ramës: Qindra milionë euro ikin nga Shqipëria, kryeministër ku je?

12:54 - 19.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Nga Petrit VASILI

 

Atrofizimi i përditshëm i ekonomisë, kryeministër ku je?

Banka e Shqiperisë raporton se:

1. 68 milion euro te bizneseve shqiptare investohen jashtë duke qenë ky një rekord historik, nga 32 milion euro të një viti më parë.

2. Bankat shqiptare kanë investuar mbi 3 miliardë euro jashtë Shqipërisë, në formën e depozitave, letrave me vlerë të qeverive të huaja, por edhe kredive të drejtëpërdrejta për bizneset e vendeve fqinje.

3. Sipas Bankës së Shqipërisë, në qershor të këtij viti, kredia që bankat shqiptare kanë dhënë për bizneset jashtë Shqipërisë arriti në 97 miliardë lekë ose rreth 730 milionë euro. Kjo është sa 7 për qind e Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar dhe shifra ka ardhur në rritje nga viti në vit.

Është e qartë edhe për shqiptarin më të thjeshtë se këto qindra milionë euro ikin nga Shqipëria sepse klima për biznesin është mbytëse dhe asfiksuese. Stimuj që biznesi të investojë këtu nuk ka. Fitimet janë shumë të pakta. Ulja kritike e konsumeve dhe frika e pasiguria për të nesërmen i ul vazhdimisht këto konsume. Kontrollet fiskale mesjetare dhe sjelljet prej satrapësh të administratës tatimore krijojnë një dekurajim dhe depresion të përditshëm tek biznesi.

Asgjë me vizion në ekonominë shqiptare, thjeshtë zhvatje e ditës dhe mpakje e pandalshme e ekonomisë shqiptare.

Shkollëpakti kryeministri ynë edhe nuk e kupton këtë, edhe bën sikur nuk e kupton, të dyja janë rrënim shkatërrimtar afatgjatë për vendin.
Llogjet e dëgjesave të shkollëpaktit ia shpifën biznesit, ia vranë shpresën dhe optimizmin ndaj edhe ai largohet jashtë vendit duke krijuar papunësi edhe më të thellë dhe një varfëri që nuk ndalet, por bëhet akoma më e rëndë.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Patjeter qe ka te drejte Vasili.Po cfare ti bejme se Populi komunisto-fshatar ja dha voten me tepri Ramadanit.Dhe keshtu si po rrukullisen punet interesi i qytetarit votues po shkon drejt minimumit te mundshem.Pejashtuar vullnetaret e Enverit dhe zona operative qe grusht bashkuar shkojne me ngazellim ne qendrat e votimit.Kjo eshte “fasho” e PS-se qe zorr se leviz nga istikami.Bile dhe “lulin e kemi dhender nga tepelena”thote i gjati qe e njehson veten me leberit pa cka se eshte prej Durrsie “nip Shkodre”.Ha ha ha.Beje nenen te thote Baba.-eshte Logo e Krieministrit.

    Përgjigju ↓