Show-Bizz

VIP-a në plazh/ Beatrix Ramosaj vjen më e nxehtë se kurrë. E ëmbël si Aurela Hoxha

14:42 - 19.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Egla XHEMALI 

 

Këtë herë do ju sjellim në maratonën tonë të “VIP-ave në Plazh” disa nga fotot më pikante të këtyre ditëve. Edhe pse për disa, verës po I vjen fundi për personazhet e famshëm duket sikur sapo ka nisur. Ata kanë qenë shumë aktiv me foto dhe video në rrjetet sociale. Duket se po e shijojnë pafund këtë verë dhe po relaksohen në maksimum në këto ditë të nxehta .
Do të veçojmë në kolazhin tonë një kolor ngjyrash dhe formash, por në qendër të vëmendjes do të jenë  padyshim ata, VIP-at më “hot” të momentit, që na kanë tërhequr vëmendjen edhe për këtë javë.

Beatrix Ramosaj

Beatrix Ramosaj është një nga këngëtaret më sexy në Shqipëri. Duket se bukuroshja po i shijon pafund këto ditë pushimesh. Ajo së fundmi ka postuar një foto në profin e saj në “Instagram” ku duket tejet provokuese dhe njëkohësisht e ëmbël me rroba banje rozë. Veç  bukurisë së fotos së shkrepur dhe super  trupit të këngëtares vihet re ajo që ka shkruajtur këngëtarja”Missed me?”Nuk e  dimë kujt ia drejton pyetjen Beatrixi.

 

Alban Ramosaj

Duket po aq i bukur me lëkurën e nxirë nga dielli. Bëhet fjalë për Alban Ramosajn. Këngëtari ka qenë mjaft aktiv në rrjetet e tij social për të ndarë me fansat dhe ata që e ndjekin copëza nga pushimet e tij. Bukuroshi në foton që ka hedhur në profilin e tij në”Instagram”duket I mahnitshëm në fytyrë, por jo vetëm. Këngëtarit I dalin në pah muskujt gjigand. Kjo foto me siguri ka qenë ndër të preferuarat e fanseve të Albanit.

Aurela Hoxha

Ajo njihet për trupin perfekt dhe ëmbëlsinë që e karakterizon. Aurela Hoxha vazhdon të paraqitet e nxehtë dhe tejet në formë. Modelja ka postuar vazhdimisht foto nga vendet ku po pushon. Mesa duket është duke u relaksuar shumë këtë verë.Sportiviteti dhe kapelja e zezë e bëjnë dhe më tërheqëse Aurelën. Në fotot e fundit që ka ndarë me ndjekësit në”Instagram”e veshur me rroba banje në ngjyrë të verdhë ngjan tamam si karamele. Ku po shkon Aurela e veshur kështu? Apo është thjesht një foto e shtypur për punë?

 

Endrit Mërtiri

Për Endrit Mërtirin kjo verë ka qenë plot me impenjime. Fotografi ka gjetur kohën që t’a lëri mënjanë aparatin, ti kushtoj vëmendje vetes dhe të pushoj për pak. Në foton e fundit që ka postuar në “Instagram”, Endriti duket se po relaksohet e po i gëzon këto ditë të nxehta vere. Ai natyrisht ka zgjedhur të shkoj në bregdet ku dhe është shkrepur fotoja e postuar. I qetë dhe shumë komod duket fotografi. Si ju duket ju?

Rudina Magjistari

Rudina Magjistari na mahnit përherë dhe më shumë me fotot që poston në “Instagram”. Së bashku me Mian janë sipër dy gomerdareve të mëdha në formë mjelme. Prezantuesja përpiqet ta mbaj sa më afët të voglën e saj, që i mban sytë nga e ëma. Kjo verë ka qenë tepër aktive sa i përket fotove në profilin e Rudinës. Ajo ka ndarë me ndjekësit momente të bukura nga pushimet së bashku me bukuroshen Mia. E kur pushimet janë gati në përfundim prezantuesja është gati të nis emisionin e saj në Tv Klan.

Olta Gixhari

E njohur për natyrën e saj ekspresive, për shakatë në media dhe rolet në teatër, ajo ka ardhur tejet tërheqëse këtë verë. Është fjala këtu për Olta Gixharin. Bukuroshja e ka lënë “shpirtin të lirë”kur bëhet fjalë për fotot. Ajo ka postuar në rrjetin “Instagram”foto tejet të nxehta. Të pasme bombastike dhe me një trup në formë shumë të mirë. Olta qëndron pas një shkëmbi e veshur me rroba banje dhe me fytyrë për nga deti. A e kishit parë ndonjëherë kaq të nxehtë Oltën?

Adelina Tahiri

Adelina Tahiri vazhdon të jetë me pushime. Këngëtarja që pasi nxori këngën më të fundit ”S’je normal”,ka vazhduar të ndaj me fansat e saj foto nga ditët e saj të relaksit. Këtë vit ajo ka preferuar detin e si çdo vit na ka lënë me gojë hapur sa I përket trupit të saj. Bukuroshja ka ndarë me ndjekësit e saj në ”Insatgarm”  foto ku duket mjaft sexy dhe e nxehtë me rroba banje. Duket se këngëtares I pëlqejnë shumë gërshetat pasi kemi parë se ka preferuar ti mbaj flokët kapur në shumë foto. Ka më bukur se kaq?

Rozana Radi

Ajo e ka cilësuar këtë verë si ”Best summer ever”. Bëhet fjalë për Rozana Radin. Për të ky ka qenë një vit I lodhshëm dhe ia ku më në fund po shijon ditët e pushimit. Këngëtarja  duket tejet provokuese dhe në super formë me rroba banje. Ajo ka postuar  në “Instagram”foto nga pishina dhe në det, ku bie në sy trupi i bukur i saj dhe të pasmet e mëdha.Shumë hot dhe tejet provokuese duket Rozana. A s’ mendoni dhe ju kështu?


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.