Kryesore

Ministrat në detyrë, Mandija: Ikim në shtator, nuk i lëmë zyrat. Raportin e kërkuan dhe ndërkombëtarët

10:51 - 20.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Valentina MADANI

 Ministrat e dorëhequr teknikë do të vazhdojnë të qëndrojnë në detyrë deri në shtator duke mos lënë zyrat bosh deri në formimin e qeverisë “Rama 2”. Zëvendëskryeministrja Ledina Mandija deklaroi dje se do të mbajnë postet e tyre ashtu siç e parashikon Kushtetuta deri në zëvendësimin e tyre nga parlamenti.

“Kushtetuta e përcakton qartë që edhe në rastin e dorëheqjes është detyrimi i çdo ministri apo edhe zëvendëskryeministri të qëndrojë në detyrë, derisa të përmbushen kërkesat ligjore, që janë dekreti i Presidentit dhe votimi në parlament. Detyra nuk braktiset në asnjë rast, puna vijon derisa të çlirohemi nga përgjegjësia që e kemi marrë nga votëbesimi në parlament”, u shpreh ajo.

Mandija nuk pranon që ajo dhe 6 ministrat teknikë kanë dështuar në misionin e tyre për të garantuar zgjedhjet e lira, pasi sipas saj, me përfshirjen e tyre në qeveri gjatë procesit zgjedhor janë frenuar shumë fenomene që cenonin standardet e zgjedhjeve edhe pse shprehet së janë minimale. “Zv/ kryeministrja e dorëhequr teknike hedh poshtë akuzat e kryeministrit sipas të cilit raporti përmbledhës i të propozuarve të Bashës në qeveri për zgjedhjet, është hartuar pikërisht në zyrën e këtij të fundit. “Fakti që të dhëna apo raportime, apo edhe zhvillime të ndryshme gjatë procesit elektoral mund te mos jenë të pëlqyeshme nga subjekte të ndryshme elektorale, kjo nuk e bën këtë raport të anshëm apo edhe jo legjitim”, u shpreh ajo.

Qëndrimin për 3 muaj në postet e tyre, edhe pse marrëveshja politike parashikonte që detyra e tyre përfundonte me përfundimin e zgjedhjeve, Mandija e justifikon zvarritjen e raporteve monitoruese nga ministri dhe institucionet e tjera. Pavarësisht se shprehet se gjatë mandatit të tyre monitorues në qeveri, u janë vendosur një sërë barrierash, Mandija e cilëson si eksperiencë të vlefshme përfshirjen e ministrave teknikë që sipas saj teknikisht mund të vleje për t’u aplikuar edhe në të ardhmen. Zëvendëskryeministrja e PD në detyrë, Ledina Mandija, deklaroi se ministrat teknikë janë penguar për të realizuar punën e tyre. “Ministrat janë penguar në punën e tyre nga zyrtarë të lartë në hierarkinë shtetërore apo edhe persona të tjerë politikë. Ky konkluzion u arrit jo vetëm në këtë raport, por edhe nga vetë zhvillimet e përditshme që kanë ndodhur gjatë procesit zgjedhor”, theksoi ajo. Sipas zëvendëskryeministres raporti final i task-forcës do të shërbejë për institucionet e drejtësisë.

“Task- forca nuk mund të mblidhej më në fund të procesit zgjedhor. Informacionet mendojmë se do të shërbejnë për institucionet e drejtësisë. Unë kam bërë takime me partnerë ndërkombëtarë, dhe u kam dorëzuar raportin në fjalë. Partnerët ndërkombëtarë pas zgjedhjeve kërkuan që të përmblidhen të gjitha informacionet dhe ngjarjet e ndodhura në një raport final. Misioni i ministrave nuk ishte komplet i dështuar, ndoshta ishte i dështuar për të garantuar totalisht një proces të lirë zgjedhor për votuesit” “, theksoi zonja Mandija.

 

GSH.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.