SPORT

Nejmar fillon të “zbrazë thesin” ndaj ish-skuadrës: Te Barcelona ka vetëm trishtim

12:37 - 21.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kanë mjaftuar pak javë që braziliani Nejmar të fillonte të shfrynte kundër ish-klubit të tij, Barcelonës. Sulmuesi i transferuar te PSG për atë që është marrëveshja më e shtrenjtë e të gjitha kohëve, ka bërë të ditur se shqetësimi i tij kryesor në Spanjë kishin qenë drejtuesit e Barcelonës.

“Nuk kam asgjë për t’u thënë drejtuesve të Barcelonës. Për mua… në fakt kam diçka për të thënë. Jam i zhgënjyer me ta. Ka njerëz që nuk duhet të jenë në ato role drejtuese. Barcelona meriton më shumë dhe të gjithë e dinë këtë”, tha ai pas ndeshjes së mbrëmshme, shkruan PanoramaSport.

I pyetur rreth shokëve të skuadrës, Nejmar ka bërë të qartë se vendimet e drejtuesve po ndikonin në gjendjen emocionale të ekipit. “Tani jam në një ekip tjetër, nuk e di me saktësi se çfarë po ndodh atje. Por shoh që ish-shokët e skuadrës janë të gjithë të trishtuar dhe kjo më trishton edhe mua, pasi kam shumë miq atje”.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.