Show-Bizz

FOTO/ Mbesa i bën 10 vjeçe, Orinda Huta: Ti je “my special one” sot e gjithmonë

13:17 - 22.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




 

Sot për Orinda Hutën është një ditë e veçantë. Mbesa e saj e madhe, vajza e motrës, Grace feston 10-vjetorin e lindjes. Thonë që tezet janë gjysma e nënës, e në fakt Orinda Huta, e cila pak javë më parë lidhi kurorë me moderatorin Turjan Hyska në këtë ditë të shënuar nuk ka harruar për t’i bërë një urim të ndjerë mbesës.

Ajo në rrjetin social Instagram ka postuar edhe disa foto, ku ajo ka pozuar në dasmën e saj me mbesën, duke i shprehur të gjithë dashurinë vogëlushes. Ajo tregon se ditën që e mori vesh se do të bëhej teze, telefoni i ra nga dora…

“Nuk kam për ta harruar kurre diten qe mora lajmin se Zoti kishte bekuar mamin tend  me nje pritje te embel. Telefoni me ra nga dora, dhe pasi e rimora bertas me te madhe, “ajo do te jete goce”. Me 22 gusht, 10 vjet me pare nje telefonate me dha lajmin me te bukur ndonjehere. Isha bekuar me nje mbese te bukur sy kalter per cilen do thoja cdo dite qe rritej eshte si une.  I kaloja ditet mes fotografive te tua dhe mezi prisja te te mbaja ne krah. Grace Mc Caul, diten qe ti u hodhe menjehere ne krahet e mi, ishte emocioni me i madh qe kisha provuar ndonjehere. Kur syte e tu qeshnin zemra ime shperthente nga gezimi. Ti me mesove te beja fytyra qesharake vec qe te vidhja buzeqeshjet e tua. Mesova dyqanet me te bukura per femije qe te zgjidhja per ty. Mesova te nderroja pampersin me ty. E per te qaren tende si zile ne 2 te nates me merrte malli sa here distanca na ndante. Ti sot je 10 vjec, dhe i ke bere keto vite te mrekullueshme. Perqafimi, buzeqeshja dhe fjalet e tua te embla ma mbushin njelloj shpirtin si ne diten kur per here te pare me the “te dua”. Ti je “my special one” sot e gjithmonë”

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.