AKTUALITET

VIDEO/ Sherr me thika, plagoset 57-vjeçari. Në pranga autori (emri)

17:01 - 22.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Blutë e Tiranës kanë vënë në pranga ditën e sotme, një 57-vjeçar, i cili ka plagosur me thikë një bashkëmoshatar. Pas grindjeve me fjalë Arben Lezo ka goditur me thikë  57-vjeçarin T.K, pas një konflikti banal mes tyre.

Në vendngjarje kanë mbërritur uniformat blu të cilat kanë vë në pranga Lezon, ndërkohë që T.K është dërguar në spital, ku është kujdesin e mjekëve.

 

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.08.2017, rreth orës 15:10, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur njoftim për një konflikt në Rrugën “Kongresi i Manastirit”, midis dy shtetasve.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 4, në momentet e para të arritjes në vendin e ngjarjes kanë konstatuar shtetasit të cilët ishin konfliktuar midis njëri tjetrit, ku shtetasi T. K., 57 vjeç, kishte mbetur i dëmtuar me mjete prerëse thikë dhe u dërgua për në S.Q.U., për ndihmë mjekësore ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga hetimet paraprake të kryera nga Specialistët e këtij Komisariati ka rezultuar se shtetasi T. K., ishte qëlluar me mjet prerës thikë, pas një konflikti për motive të dobëta, nga shtetasi:

– Arben Lezo, 57 vjeç, banues në Tiranë.

I cili është arrestuar  në flagrancë nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 4.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, parashikuar nga Neni 88 i Kodit Penal.

https://vid.me/QddvM


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.