BOTA

“Çfarë çmendurie, një grua kaq e bukur rrugëve natën!”, ja fjalët që acaruan shqiptarin, i cili vrau me thikë serbin

09:26 - 23.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Pas sulmit vdekjeprurës me thikë qe ndodhi në orët e vona të së shtunës së javës së kaluar në Vjenë, policia është në kërkim të një personi të dyshuar si vrasës.

Ky person, sipas përshkrimit të policisë është një shtetas kosovar i moshës 38-vjeçare, shkruan agjencia austriake e lajmeve APA.

Ndërsa viktima është një serb 37-vjeçar, pronar i një lokali, shkruan albinfo.ch.

Shkak për këtë sulm thuhet të ketë qenë një kompliment që 37-vjeçari i kishte bërë vajzës që ishte në shoqërinë e të dyshuarit: “çfarë çmendurie, në këtë orë të vonë të shohësh rrugëve një grua kaq të bukur”, kishte thënë ai nga ana tjetër e rrugës.

Por kjo deklaratë e kishte provokuar shoqëruesin e saj. “Eja këndej”, i kishte thënë ai dhe i ishte drejtuar me sharje me konotacion homofob dhe seksual.

Aty kishte nisur debati verbal me sharje e fyerje, teksa kosovari kishte nxjerrë thikën dhe ka plagosur disa herë me thikë 37-vjeçarin. Pas ngjarjes kosovari është arratisur, ndërsa 37-vjeçari ka ndërruar jetë në spital.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.