BOTA

Haradinaj flet pas seancës konstituive: Kosova s’mund të jetë peng i inateve dhe kalkulimeve

13:25 - 23.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Ramush Haradinaj, kandidati i koalicionit PAN për kryeministër, pas mbarimit të seancës konstituive të Kuvendit ka theksuar se Kosova nuk mund të jetë peng i inateve e kalkulimeve.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Haradinaj pohoi se zgjedhjet prodhuan rezultatin që tashmë e dinë të gjithë, ndërsa theksoi se vonesat kanë të bëjnë me gjetjen e një formule për institucione sa më të qëndrueshme.

“Ky vend nuk mund të jetë peng i inateve dhe kalkulimeve!”, – ka thënë ndër të tjera Haradinaj.

MESAZHI I HARADINAJT

E para: zgjedhjet e kanë prodhuar rezultatin që e dini të gjithë.
E dyta: jemi përballë një kornize ligjore që nuk po krijon lehtësira.
E treta: nuk jemi aspak të interesuar që t’a bëjmë një qeveri sa për ta bërë.

Vonesat kanë të bëjnë me gjetjen e një formule për institucione stabile qeverisëse dhe prandaj opinioni publik duhet të na mirëkuptojë.

Është koha që partitë politike dhe udhëheqësit e tyre të reflektojnë dhe t’i pranojnë rregullat e lojës që na i ka percaktuar kushtetuta dhe gjykata kushtetuese dhe t’a zhbllokojmë vendin.

Ky vend nuk mund të jetë peng i inateve dhe kalkulimeve!

RH


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.