Kryesore

Oficeri i ushtrisë: Si shpëtova gjallë nga shpërthimi i municioneve në ‘97-ën, 4 shokët më vdiqën para syve  

09:36 - 25.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Ina ALLKANJARI

Kanë kaluar 20 vjet nga tragjedia në Picar të Gjirokastrës, ku 4 oficerë ushtrie ndërruan jetë dhe u plagosën shumë të tjerë. Në maj të vitit 1997 u dërguan 15 oficerë nga divizioni “Labëria” në një operacioni për grumbullimin e municioneve luftarake ne grup depot e Picarit, ku humbën jetën 4 oficerë të shtabit të njësisë Gjirokastër. Vladimir Çumaku, Bardhyl Këlliçi, Albert Lela dhe Ferdinand Dosti u shpallën dëshmorë të atdheut. Edhe pas kaq shumë vitesh ende apelohet për më shumë përkujdesje nga Ministria e Mbrojtjes dhe organet ligj zbatuese të këtij vendi. Pëllumb Shalari, një nga të mbijetuarit e asaj ngjarjeje të rëndë, në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” rrëfen historinë për ndarjen në mënyrë tragjike të kolegëve, njëkohësisht edhe shokëve të tij. Ai risjell në kujtesë çastet më të vështira të jetës së tij, ndërsa apelon qe shteti të ushtrojë më shumë vë- mendje për raste të tilla.

Divizioni i njësisë Gjirokastër 20 vjet më parë u nis në një mision, cili ishte shkaku?

Ishim 15 oficerë të shtabit të divizionit “Labëria” Gjirokastër. Në 15 maj 1997 ne ndërmorëm një mision të vështirë, atë të grumbullimit të municioneve dhe eksplozivëve të shpërndara nga trazirat e ’97. Këta përbënin një rrezik vdekjeprurës për banorët e zonës dhe vetëm ne mund ta përballonim këtë rrezik, dhe e bëmë.

Kush u vendos në krye të këtij operacioni?

Ish-shefi i armatimit të njësisë, Vladimir Çumaku drejtoi zbatimin e masave në grumbullimin dhe sistemimin e arsenaleve ushtarake. Atë ditë ai sa kishte dorëzuar shërbimin e oficerit të rojës kur mori një telefonatë nga e shoqja, e cila po e priste në shtëpi, por Vladimiri i tha se nuk kishte mundësi dhe u nis për në misionin që i ishte caktuar.

Çfarë ndodhi gjatë evakuimit të municioneve?

Filluam me shumë kujdes, grumbulluam predhat e para dhe i sistemuam në karroceri të makinës. Vazhduam disa çaste kështu nën tension dhe ankth. Me duart te predhat u përballëm me barutin përvëlues. Por operacioni u ndesh me të papritura që në fillim dhe tragjedia ndodhi që në orët e para. Grup depot e municioneve luftarake shpërthyen në flakë, zjarri erdhi sa hap e mbyll sytë. Askush nuk e kuptoi nga erdhi shkëndija që ndezi një seri predhash. Për orë të tëra zona e Picarit përjetoi tmerr dhe tension. Predhat filluan të shpërthenin në seri dhe 15 oficerët në mision u prekën nga rrezja e këtyre shpërthimeve.

 Viktima Albert LelajViktima Vladimir Çumaku

A pati një moment paralajmërues apo shpërthimi ishte i menjëhershëm?

Nuk pati një moment paralajmërues. Në momentin që ndodhi shpërthimi, nuk po kuptoja se çfarë po ndodhte. Dola nga zona e zjarrit dhe pashë të më kalonte përpara Vladimir Çumakun dhe Arben Çelën. Trupi i tyre po mbulohej nga flakët dhe ndërkohë që digjej ato vraponin për të gjetur sadopak shpëtim. Në çast mu gjend pranë Ferdinand Dosti, i cili dhe pse ishte në gjendje të keqe, mu afrua dhe më kërkoi të ndihmonin Albertin dhe Bardhin, të cilët kishin mbetur mbi karroceri të makinës duke sistemuar predhat dhe nga çasti në çast pritej një shpërthim tjetër. U dëgjua një gjëmim i tmerrshëm dhe nuk munda të kuptoja më asgjë, shumë vonë mora vesh se ç’ kishte ndodhur.

Kush ju ndihmoi pas shpërthimit?

Nga zhurma e shpërthimeve dhe britmat u mblodh i gjithë fshati dhe u përpoq të na japë ndihmën e parë, dhe më pas u dërguam për në spitalin e Gjirokastrës. Disa prej nesh prej plagëve të rënda u nisën për në Greqi. Por 4 prej shokëve të mi kolegë nuk mundën të mbijetonin. Kështu katër nga oficerët e divizionit “Labëria” ranë në krye të detyrës, duke shkuar më ndërgjegje drejt rrezikut.

Kush ishin dëshmorët që humbën jetën në këtë tragjedi? Katër oficerët që shkelën mbi vdekjen e tyre për të shpëtuar jetën e banorëve të krahinës ishin: Vladimir Çumaku i datëlindjes 1955 në Gjirokastër, i martuar me dy fëmijë, punoi m e përkushtim në Korçë dhe në qytetin e tij të lindjes në Gjirokastër. Albert Lelaj i datëlindjes 1958,i martuar me dy fëmijë, punoi me përkushtim në reparte të ndryshme në Gjirokastër. Ferdinand Dosti i datëlindjes 1968 në Tolar Përmet,i martuar me një fëmijë, e filloi karrierën e tij ushtarake në Sarandë dhe e mbylli atë në moshë të re në Picar, Gjirokastër. Bardhyl Këllici i datëlindjes 1966 në Leskaj Përmet, i martuar me dy fëmijë, punoi pa pretendime në reparte të ndryshme në Gjirokastër.

 Viktima Bardhyl KëlliçiViktima Ferdinand Dosti

Përveç viktimave a pati të lënduar?

Gjatë shpërthimit u plagosa unë dhe pothuajse të gjithë kolegët e mi që ishin pjesë e këtij operacioni. Mund të përmend: Jorgo Nikolla, Pëllumb Shalari, Fotaq Neti, Çlirim Selami, Ilo Rizo, Fejzi Duro, Neki Haredini, Mete Peçi, Shpëtim Sinani, Robert Brako dhe Gë- zim Goxhaj.

A mund të parandalohej kjo katastrofë?

Ky operacion sado i rrezikshëm, duhej nisur sa më parë. Ne e kishim bërë vlerë- simin e riskut, por atdheu i kërkonte në ato situata të vështira, ndaj kjo është një dilemë që çdo njeri që do prekej nga ngjarja, do e ngrinte, por edhe pas kaq shumë vitesh nuk kam një mendim të qartë për këtë gjë, ka raste kur mendoj që po, mund të parandalohej, pastaj me bindje gjykoj që jo.

Sa është kujtuar shteti për këto dëshmorë?

Normalisht 4 oficerët janë shpallur dëshmorë dhe trajtohen nga shteti me këtë status, gjë që bën të mundur që familjarët të marrin pension. Gjithashtu, në nderim të dëshmorëve, sheshi kryesor në qendër të qytetit të Këlcyrës, mori emrin “Bardhyl Këlliçi”. Por si detyrimi më i vogël ndaj atyre që ikën në krye të detyrës, unë dhe kolegët e mi i përkujtojmë në çdo rast, madje njëri prej të mbijetuarve Mete Peci ka shkruar librin “Puthje mbi mermer” për 4 dëshmorët, shokët tanë.

Cili është apeli juaj?

Forcat e armatosura janë e vetmja strukturë e organizuar që japin kontributin e tyre maksimal në të gjitha emergjencat civile, ashtu siç e dhanë në vitin e mbrapsht ’97, ashtu e japin edhe sot. Por, kërkohet më shumë vëmendje nga organet ligj zbatuese të këtij vendi, si nga ana morale edhe nga ajo financiare.

GSH.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.