Kryesore

De Biazi: Nuk i dhashë asnjë këshillë Panuçit. Ndjeva mall kur e pashë stolin nga larg

20:37 - 02.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Për mediat, pas fitores 2-0 kundër Lihtenshtejn, është ndalur të flasë edhe ish-trajneri i kombëtares Xhani De Biazi i cili sot e ka ndjekur ndeshjen live nga stadiumi “Elbasan Arena”. Italiani është shprehur se ndjeu dhimbje kur e pa pankinën nga tribuna, por nuk ndjehet në aq merak pasi aty tashmë është Panuçi.

“Ndjeva një dhimbje të lehtë kur e pashë stolin nga larg, por për fat të mirë tani është Panuçi aty dhe unë jam i kënaqur. Më vjen keq që nuk e gjeta dot rezultatin 3-0, mungoi vetëm një gol. Por gjithsesi mund të kishin shënuar më shumë se kaq. Nuk i dhashë asnjë këshillë Panuçit, thjesht i thashë që të fitojë sa më shumë ndeshje”, deklaroi De Biazi për “Supersport” pas ndeshjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.