BLUETOOTH

Einxhel Shkira: Më ngacmojnë femrat dhe meshkujt gay

10:00 - 09.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Alba ÇOBAJ

Einxhel Shkira, ish-moderatorja e IN Tv, pas largimit nga ekrani flet për projektet e reja dhe dëshirën për të qëndruar në prapaskenë. Dikur mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, tashmë ajo duket më e tërhequr dhe e fokusuar në biznesin që drejton prej disa muajsh. Për sa i përket meshkujve, Einxhel shprehet se nuk e ka mendjen fare te lidhja, por gjithsesi e mendon veten edhe si nënë në të ardhmen. Sidoqoftë, edhe jashtë ekranit të televizionit, Einxhel nuk kalon pa u vënë re, pasi në profilin e saj pozat seksi nuk mungojnë kurrë.
Si ishte kjo verë për Einxhelin?
Ndoshta pyetja ideale do ishte: A kishte verë për mua, sepse kam qenë totalisht e dedikuar në punë. Ditët që kam frekuentuar pishinat apo bregdetin shqiptar, kanë qenë të pakta.
Ndryshe nga zakonisht sikur nuk ke qenë shumë aktive prej kohësh në “Instagram”? Cila është arsyeja?
Është e vërtetë, në fakt, u bë kohë që jam distancuar nga publikimi i postimeve të shumta në profilin tim personal, ndoshta sepse është bërë pak i lodhshëm si rrjet social ose se kam qenë aktive në “Instagramin” e punës dhe kam lënë veten pas dore me postimet personale.


Me çfarë e ke të zënë kohën? Si po shkon tani jeta jote jashtë ekranit?
Kohën time si fizike dhe virtuale ia kam dedikuar totalisht biznesit, të cilin po e drejtoj prej disa muajsh me një mikeshën time. Bëhet fjalë për një dyqan veshjesh për mbrëmje dhe kam qenë gjatë gjithë kohës duke u marrë më evente të ndryshme, të cilat zgjidhnin veshjet e tyre në dyqanin ku unë punoj. Ka qenë realisht mjaft e lodhshme pasi është një punë intensive me orar të zgjatur dhe je gjatë gjithë kohës me femra të ekranit ose jo, të cilat janë drejtuar dhe kanë besuar në biznesin ku unë bëj pjesë. Për jetën jashtë ekranit mund të them që më ka bërë mirë pasi kisha nevojë dhe ta provoja të isha në prapaskenë dhe nuk e kam ndjerë shumë ndarjen nga ekrani.
Ke menduar ndonjë format televiziv që do të të shkonte për shtat ty?
Gjatë periudhës që punoja në televizion kam menduar formate të ndryshme ku doja të eksperimentoja me veten time dhe të sfidoja aftësitë e mia, por tashmë që jam nga ana tjetër e ekranit shoh që nuk më tërheq më asgjë. Do doja diçka të re që të më përshtatej mua dhe karakterit tim, nuk dua të dal jashtë vetes sime as për hir të të qenit në ekran.
Të ka ardhur ndonjë ofertë këto kohë për të prezantuar ndonjë program? Nëse po, si ke reaguar? A do ta shohim serish Einxhelin në ekran?
Në qershor ishte hera e fundit që pranova një ofertë për të prezantuar “Miss Shqipëria 2017”, së bashku me Kastro Zizon. E prita me kënaqësi atë ofertë pasi ishte, le të themi, një ëndërr e fëmijërisë sime. Gjithmonë kur isha e vogël, i prezantoja unë misset e lagjes dhe, prandaj kisha dashur që në atë kohë që në të ardhmen ta prezantoja realisht një të tillë. Për sa i përket ofertave të tjera, kam preferuar të jem e distancuar derisa të vij ajo që dua, nëse nuk vjen atëherë më mirë jashtë ekranit se sa të bëj diçka që nuk më jep kënaqësi. Ndoshta gabohem, por e kam të pamundur të bie në kompromis me oferta që bien ndesh me parimet e prezencës sime në ekran.


Është përfolur shpesh për një partner përkrah teje, a ke me të vërtetë dikë në krah momentalisht?
Fatkeqësisht është folur, por asnjëherë saktë. E kanë bërë lajm dhe aty ku nuk ka pasur asgjë, pasi kanë sjellë në skenë persona nga e kaluara vetëm sepse i ka leverdisur të bëjnë lajm në kurrizin tim. Mbase shumë njerëz do donin shumë të më shihnin çift, por ja që realisht nuk kam askënd në krah për momentin dhe besoj do jetë kështu dhe për disa kohë.
Si duhet të jetë mashkulli, të cilit ti do t’i thoje: Po?
Kjo pyetje sa vjen e bëhet më e vështirë për mua. Në teori do thosha që një mashkull duhet të ketë dhe të jetë shumë gjëra që unë t’i them: Po. Këto fjalitë klishe që duhet të jetë i zgjuar, punëtor, i aftë, i sinqertë etj. thuhen nga të gjitha femrat, por në praktikë ndodh që edhe të të bëjë për vete dikush pa i thënë akoma: “Ç’kemi!”. Prandaj nuk ka formula për këtë gjë.
Një vajzë seksi si ti duhet të ketë shumë adhurues meshkuj, si ia del?
Nuk ia dal fare, sepse nuk merrem fare. (Qesh)Është diçka që për momentin nuk më intereson dhe prandaj preferoj t’i mbyll muhabetet që pa nisur fare. Nuk mbaj askënd me shpresa, sepse nuk kam kohë dhe dëshirë për biseda pa vlerë dhe njohje të tepërta. Kush të do vërtet besoj e gjen vetë rrugën të dalë mbi të tjerët dhe të bëjë diferencën sepse sot është bërë shumë e rëndomtë t’i shkruash një vajze e t’i bësh komplimente, që tek e fundit nuk kushtojnë asgjë, prandaj nuk më bëjnë fare përshtypje.


Po ndonjë femër të ka ngacmuar ndonjëherë?
Po, më ka ndodhur disa herë dhe është vërtet situatë shumë e sikletshme, pasi nuk di si të reagosh në një situatë të re apo që nuk je mësuar. Më e çuditshmja ka qenë kur më kanë ngacmuar meshkuj gay, aty vërtet kam mbetur pa fjalë.
Çfarë urren dhe pëlqen Einxhel nga bota e medias?
Ah, këtu do kisha shumë për të thënë duke qenë se kam qenë pjesë e saj dhe kam parë e dëgjuar mjaftueshëm. Ajo që urrej më shumë është falsiteti i njerëzve dhe pafytyrësia e tyre kur të kanë përballë dhe ligësia kur u kthen shpinën. Urrej, gjithashtu, faktin që shumë janë pjesë e saj pa vënë në provë aftësitë e talentin e tyre, por janë aty ku janë falë aftësive të tjera që nuk kanë lidhje me median. Më vjen keq pasi kjo lloj praktike e tyre na penalizon dhe ne të tjerat që punojmë mbi baza e vlera të tjera.  E vetmja gjë që pëlqej është kur ndizet ajo drita e kuqe tek kamera dhe unë filloj bëj punën time, të krijoj një komunikim më publikun, gjë që më jep shumë kënaqësi. Kur i bëj ata të harrojnë paska problemet, hallet dhe qeshin me batutat e mia, ndihem që kam realizuar maksimalisht objektivin tim, t’i largoj paska nga realiteti i përditshëm.


Duke qenë se ke mjaft miq futbollistë, ka ndonjë shans që dhe partneri të jetë i tillë një ditë?
Këto të dyja nuk kanë shumë lidhje me njëra- tjetrën pasi kam shumë miq futbollistë dhe pëlqej shumë futbollin, por jetës nuk i dihet, mund të kesh në krah dhe dikë që nuk e pëlqen fare sportin. Jeta është e gjatë dhe shanset janë të ndryshme.
Cilat janë planet e tua për këtë vjeshtë-dimër?
Planet e mia lidhen vetëm me punën dhe biznesin që po drejtoj. Kam ide të reja interesante dhe mbase do ketë edhe krijime të miat personale. Ky është paksa sekret për momentin, por shumë shpejt do jetë i prekshëm nga të gjithë, por, le të themi, që nuk do jetë e vetmja surprizë që mendoj për muajt që vijnë.


E imagjinon dot veten në rolin e një mamaje single, nëse nuk do të gjeje dot partnerin e duhur?
Jo, larg qoftë dhe uroj që  mami im mos ta lexojë këtë intervistë se do mërzitej shumë nga pyetja dhe përgjigja ime.(Qesh)
Nuk e kam imagjinuar kurrë që fëmija im, nëse Zoti do më bekonte me një të tillë, të rritej vetëm, por dua të ketë praninë e të dy prindërve. Sigurisht, nëse fati nuk do tregohej aq i mirë me mua, do ta ndërmerrja vetë këtë hap, për hir të misionit që një femër ka mbi tokë, atë të mëmësisë. Ndoshta për momentin nuk e ndjej aq shumë ose nuk jam ende gati për t’u bërë nënë, por do doja shumë dhe unë, si të gjitha fermat, të kisha fëmijët e mi. Do doja më shumë se një, por më pak se pesë. Tani me këtë deklaratë, besoj do kem larguar shumë meshkuj që mund të kishin në plan martesën me mua. (Qesh)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.