Publikuar : 09/09/2017

I vuri nofkën ‘Saje Qorri’: Saimir Tahiri më në fund i përgjigjet Sali Berishës

Bej share
Tags

Qëkurse filloi akuzat për përfshirjen e Saimir Tahirit në botën e krimit, ish-kryeministri Sali Berisha, në statuset që bënte në rrjetet sociale, i vuri atij nofkën famëkeqe ‘Saje Qorri’, për faktin që ish-ministri I Brendshëm mban syze optike.

Lidhur me këtë çështje, një nga fansat e Ermal Mamaqit në Facebook i ka bërë një pyetje Saimir Tahirit: ‘Si ndihesh kur Sali Berisha të thërret ‘Saje Qorri’? A fshihen lot poshtë syzeve?’

‘Ky qënka romantik njëherë!’- u shpreh Tahiri duke qeshur fillimisht. ‘Është një banalitet, por më vjen keq për të gjithë ata që e dëgjojnë dhe që kanë fëmijë apo kanë vetë detyrimin për të mbajtur syze optike. S’është ndonjë defekt. Më duket një idiotësi, por politika e ka këtë lloj folklori.’- u përgjigj Saimir Tahiri.

2 Komente
  1. Rita thotë:

    Lexova artikullin ne lidhje me nofken qe z. Berisha i ka vene Z. Sajmir Tahiri. Me ju thene te drejten o vellezer e motra shqiptare veprim me te ulet se kaq nuk mund te kete. Kjo per arsye se ne rastin me te thjeshte venia e syzeve optike nuk eshte ves apo veprim i ulet i njeriut, por nje “fatkeqesi” qe mund ti ndodh te gjitheve ne, duke mos perjashtuar faktin qe sot ne menyre provizore ose te perhershme rreth e (hamendesuar kjo) 60 %e femijeve tane nga 2 vjec e siper mbajne syze optike, athere si mund te paragjykohet kush apo ti vihet nofke poshteruese per mbajtjen e domosdoshme te tyre . Turp e faqja e zeze. Ti therrasim llogjikes e arsyes o njerez e mos te behemi qesharak. Me keqardhje………..

  2. rita thotë:

    Ne lidhje me fjalen e Spahos , per humbjen e PD .
    Antaret apo dhe kryesia e PD, mund te japi gjithfare versionesh mbi “humbjen” e Pd ne Zgjedhje e 2017:

    po jap opinionin tim.
    1. Nuk eshte e vertete se PD ka humbur ne zgjedhje, pasi e vetme asnjeher ska fituar me shume kandidate, duke perjashtuar vitin 1991, ku ka fituar sepse Shqiperia vinte nga nje sitem totalitar dhe te gjithe kerkonin ndryshimin pa perjashtim .

    Ne rastet e tjara ka fituar ne koalicion me partite e tjera , si PR;PLL;PSD e tjera

    PD O VELLEZER HUMBI PER SHKAK TE ZULLUMIT DHE ABUZIMIT ME PUSHTETIN.
    KONKRETISHT:
    1. E PARA DHE SHUME E RENDESISHME QE I DHA GRUSHTIN VDEKJEPRURES, DHE SHPRESEN E PAKET PER TE HYPUR NE PUSHTET TE PAKTEN PER 3 LEGJISLATURA , ESHTE NXJERRJA E SHTETASVE SHQIPTARE NGA BANESAT SHTETRORE NE VITIN 2012 ME ARSYETIMIN E LIRIMIT TE BANESAVE TE ISHPRONAREVE NGA QIRAMARRSIT E SHTETETIT. JAM E FUSHES, JAM ISH E PERSEKUTUAR , DHE NJEHKOSISHT E DEMTUAR DERI NE PALCE NGA KY VEPRIM I PD, DHE KAM STUDIUAR THELLE NE LIDHJE ME KETE VEPRIM DHE KAM KONSTATUAR SE 95 % E KETYRE PRONAVE SKAN QENE PRONA TE ISHPRONAREVE PO PRONA TE SHTETIT, ME TE CILAT U ABUZUA DHE U VODHEN NGA DEPUTET E ANTARE TE PD. PRANDAJ PO JU KUJTOJ SA DO E DHIMBESHME TE JETE MALLKIMI I ATYRE NJERZEVE TE PAFAJSHEM, PLEQ, FEMIJE INVALID QE U NXOREN NE QIELL TE HAPUR NE MES TE DIMRIT, KA SHKUAR DREJTE E NE VESH TE ZOTIT DHE PD U SHPERBE NE MENYREN ME TE TURPSHME.PRANDAJ TE DASHUR VELLEZER E MOTRA SHQIPTARE , MOS BENI CKA NUK KENI QEJF TUA BEJNE, MOS LAKMONI TE MERRNI ATE CKA NUK JU TAKON , MOS E PERDORNI FUQINE PER TE GODITUR TE PAFUQISHMIN SE BOTA ESHTE E RRUMBULLAKET E ZOTI I MADH .
    FLISNI PER DROGE E KRIM DHE NE FUND PER MANGESI TE PD . KJO E FUNDIT QENDRON POR DROGE KISHTE EDHE NE KOHEN E PD, MADJE TE LIGJERUAR NE LAZARAT, KIRIM KA TASHTI KISHTE EDHE ATHERE , KA EDHE NE SHTETET ME DEMOKRACI TE KONSOLIDUAR ,PRANDAJ JU NUK HUMBET FITOI EDI RAMA.
    JU PERSHENDES NGA SHKODRA E KULTURES .

Shkruaj nje koment

Kalo te paneli