SPORT

Nga 20 deri në 60 euro, Federata Spanjolle bën publike çmimet e biletave për ndeshjen me Shqipërinë

13:34 - 13.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Shqipëria do të luajë në 6 tetor në stadiumin “Ruci Perez Stadium” ndeshjen e luksit ndaj Spanjës, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2018.

Ditën e djeshme, Federta Spanjolle e Futbollit ka bërë publike edhe çmimet e biletave për këtë sfidë, të cilat do të dalin në shitje në datën 21 shtator, shkruan Panorama Sport.

Çmimet janë relativisht të kënaqshme dhe ka dy lloje kategorish biletash. Ajo më e lira kushton 20 euro ndërsa në tribunën qendrore biletat shkojnë 60 euro.

Në këtë sfidë pritet të ketë një numër të konsiderueshëm tifozësh shqiptarë të cilët do të udhëtojnë për të përkrahur kombëtaren shqiptare.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.