Publikuar : 13/09/2017

Programi i politikës së jashtme – shterpë e konfuz

Bej share
Tags

 

Nga Tritan SHEHU

 

1-Ky program kërkon të maskojë iracionalitetin me ide paternaliste, duke “harruar” se shqiptarët në rajon sot jetojnë e qeverisin në shtete sovrane e demokratike.

2-Nuk thuhet në asnjë rresht pse dogma iluzive “Zero probleme me fqinjët” përfundoi në marrëdhënie të shkatërruara me Greqinë, në të vështira me Maqedoninë, në nivele konkrete marrëdhëniesh me Italinë shumë larg asaj që mundet e duhet, duke tentuar të transferohet boshti kryesor në Beograd e Lindje.

3-Manipulohet kur shkruhet për “Mosmarrëveshje të mbartura me Greqinë”, ato ishin shumë të mira deri me 2013 e nuk thuhet se ç’do bëhet për t’i rivendosur.

4-Nuk jepen qartësime mbi lëvizjet me Serbinë e për një “Zonë ekonomike në Ballkan”, duke shtuar kështu dyshimet për atë iniciativë.

5-Si një fishekzjarr hidhet ideja e “një Katërkëndëshi Strategjik Rajonal Itali-Austri-Greqi-Turqi”, pa asnjë konsultim paraprak kjo me opozitën, pa asnjë pëlqim për këtë nga së paku shumica e këtyre partnerëve.

Shumica e atyre partnerëve, që kjo qeveri kërkon “t’i kolektivizojë në një Katërkëndësh Rajonal”, nuk besoj ta pranojnë një përkufizim të tillë absurd.

6-Ky “Katërkëndësh” përdoret qëllimshëm e rrezikshëm edhe për të ngatërruar konceptin Europë me atë Mesdhe, duke e paraqitur në program si një gjetje “ku artikulohen interesat kombëtare të Shqipërisë si një vend i kyçur në Ballkan e i hapur në Mesdhe”!

Shqipëria nuk eshtë e kyçur në Ballkan apo e hapur në Mesdhe, ajo është pjesë e tyre e aspiron integrimin europian.

7-Italia në program paradoksalisht paraqitet e minimizuar në rolin e saj thelbësor ndaj nesh, e përfshirë në atë “gjetje” larg interesave tona, vetëm si një “promovuese e ambicieve tona europiane dhe përcaktuese për dimensionin mesdhetar të politikës sonë të jashtme”!

8-Vendi prioritar në Azi e Paqësor, që ekzaltohet në program për marrëdhënie të “shkëlqyera ekonomike e politike” me ne, është Kina!!

Nuk besoj se për këtë cilësim është marrë pëlqimi i ShBA; e domosdoshme kjo jo vetëm si anëtarë të NATO-s.

9- Etj….etj…..

Shkruaj nje koment

Kalo te paneli