Publikuar : 13/09/2017

VIDEO/ Kthimi i Sali Berishës në PD: Nuk kam qenë unë tek listat e atyre. Kjo është lista e Bashës jo e PD-së!

Bej share
Tags

Çim Peka: Z. Berisha, ditën që Basha bëri publike listën e tij, unë kam bërë një analizë me titullin ‘Ik nga ajo listë Sali Berisha’. Argumenti është fare i thjeshtë. Nëse ka pasur parti politike në Shqipëri që ka histori kriminale është PS. Nga fillimi e deri më sot kjo parti nuk është shkëputur nga trashëgimia e saj dhe në formën elektorale i ka dhënë rezultat. Nëse ka parti politike në Shqipëri e cila trashëgiminë e saj ka lirinë, së bashku me gabimet që bëhen është PD. E gjithë lista e Bashës, përjashtuar Sali Berishën është një listë për të fshirë historinë e PD, e kundërta, lista e Edi Ramës është për të promovuar historinë politike të Partisë së Punës. Si e ka ndjerë veten Sali Berisha kur e ka parë veten në këtë listë?

Sali Berisha: Absolutisht, unë e kam theksuar që atëherë që unë do të kisha bërë një listë krejtësisht tjetër. I kam konsideruar dhe i konsideroj të pamotivuara largimet e disa eksponentëve të rëndësishëm të PD-së nga lista. Kam theksuar që atëherë se kjo është listë e kryetarit, për herë të parë në historinë e Partisë Demokratike. Lista janë të partisë, kjo realisht ka qenë listë e kryetarit se nuk kaloi në forumet e partisë. Dhe nëse kjo listë fiton unë kam deklaruar se do ta duartrokasim në mënyrë të zjarrtë. Tani, çdo njeri tjetër në Shqipëri, përveç Çim Pekës mund të thotë se ‘ti nuk ke besuar se do të fitojë’. Njeriu që nuk mund ta thotë këtë është Çim Peka, po të ketë parasysh një bisedë që bëmë me hapjen e fushatës në Fier, e cila me aq sa unë di të vlerësoj fushatat, ishte një hapje e shkëlqyer dhe në vlerësimin tim, nëse fushata do të ruante atë trend Lulzim Basha do të arrinte të kapërcente problemet e krijuara dhe do të elektrizonte elektoratin shqiptar. Nuk jam paragjykues. E kam thënë atëherë që nëse fiton do ta përshëndesim në mënyrë të zjarrtë. Po humbi, ka përgjegjësinë më të madhe personale. Sigurisht e kam theksuar se jo e tërë përgjegjësia ishte vetëm e tij. Nuk do shërbente nëse do thuhej kjo. Përgjegjësia është e përshkallëzuar, por më kryesorja është e kryetarit.

Thoni se kam shkruar se Sali Berisha duhej largohej..! Jo. Pse? Sepse nuk kam qenë unë në listat e atyre që u larguan, kanë qenë ata në listën time. Kështu që unë pozicionin tim, e kisha ridimensionuar me kohë. Ata për mua kanë qenë bashkëpunëtorë të çmuar dhe unë jam vlerësues dhe falënderues për të gjithë bashkëpunimin që kemi pasur dhe mbetem në marrëdhënie miqësore me ta pa asnjë diskutim. Pastaj kur vjen problemi se unë të lista e atyre apo ata te unë është çështje tjetër.

Shkruaj nje koment

Kalo te paneli