AKTUALITET

37-vjeçari nga Berati dhunon vjehrrin, vjehrrën dhe bashkëshorten, arrestohet nga policia

12:31 - 14.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një 37-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Beratit, pasi akuzohet për dhunë në familje.

Viorgjent Papajani, 37 vjeç, u arrestua pasi ka goditur vjehrrin dhe vjehrrën e tij, K.H, 58 vjeç, dhe M.H 56 vjeçe, të dy banues në Berat.

Viorgjent Papajani në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhe dhune fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes E.P 33 vjeçe, banuese në Berat, ndaj të cilës u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Dhuna në familje”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.