AKTUALITET

Dekonspironte aksionet e Policisë, ja kush është inspektori i “Shqiponjave” i arrestuar sot

11:05 - 14.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një inspektor pononjës të shërbimi në Repartin “Shqiponja” në Tiranë, është arrestuar nga SHÇBA, pasi dekonspironte veprimet e Policisë. I arrestuari është punonjësi i policisë inspektor Engrid Hënaj.

Arrestimi i tij bë i mundur pas një hetimi të përbashkët me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, duke aplikuar metoda speciale të hetimit, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Përkrahje të autorit të krimit” parashikuar nga nenet 248 dhe 302 i Kodit Penal”- thuhet në njoftimin e policisë.

Nga hetimi ka rezultuar se ky punonjës policie në disa raste ka bashkëpunuar me shtetasin F.L., i arrestuar për veprën penale të “Vjedhjes në bashkëpunim me shumë se një herë” parashikuar nga neni 134/2.

SHÇBA ka siguruar prova se kundrejt marrjes së shumave të ndryshme të parave dhe favoreve të tjera, punonjësi i policisë, në shumë raste i jepte informacione mbi veprimet policore që kryheshin, shtetasit të mësipërm dhe personave të tjerë të implikuar ne veprimtari kriminale. Vazhdojnë hetimet për implikimin e punonjësve të tjerë të Policisë të përfshirë.

Njoftimi i policisë 

SHÇBA arreston një inspektor, dekonspironte veprimet e Policisë SHÇBA ka arrestuar punonjësin e policisë Inspektor Engrid Hënaj, me detyrë trup shërbimi në Repartin “Shqiponja” ne D.P.V. Tiranë.

Ky arrestim u bë i mundur pas një hetimi të përbashkët me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, duke aplikuar metoda speciale të hetimit, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Përkrahje të autorit të krimit” parashikuar nga nenet 248 dhe 302 i Kodit Penal.

Nga hetimi ka rezultuar se ky punonjës policie në disa raste ka bashkëpunuar me shtetasin F.L., i arrestuar për veprën penale të “Vjedhjes në bashkëpunim me shumë se një herë” parashikuar nga neni 134/2.

SHÇBA ka siguruar prova se kundrejt marrjes së shumave të ndryshme të parave dhe favoreve të tjera, punonjësi i policisë, në shumë raste i jepte informacione mbi veprimet policore që kryheshin, shtetasit të mësipërm dhe personave të tjerë të implikuar ne veprimtari kriminale. Vazhdojnë hetimet për implikimin e punonjësve të tjerë të Policisë të përfshirë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.