Kryesore

Ndërpret seancën dhe ‘kritikon’ kryetarët e grupeve parlamentare, Ruçi i ashpër që në nisje të Kuvendit

11:31 - 14.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ashtu siç ishte përcaktuar, Kuvendi është mbledhur sot në seancë plenare, në drejtimin e kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.

Ky i fundit është treguar i ‘ashpër’ lidhur me procedurat e Kuvendit, ndërsa pohoi se seanca do të ndërpritet pnga ana e grupeve parlamentare. Ruçi e cilësoi këtë fakt mungesë korrektësie nga ana e grupeve parlamentare.

“Do jemi rigoroz për Kuvendin. Po e nis me mungesën e korrektësisë së grupeve parlamentare, pasi do u jap pak kohë për pushim deri sa të bëhen gati grupet me emrat përkatës sa të zbardhen propozimet e tyre”, tha Ruçi.

Fill pas kësaj, katër deputetët të rinj të PD-së kanë marrë fjalën dhe kanë kërkuar që vota e tyre e dhënë dje me karton për probleme të sistemit elektronik, të regjistrohet në procesverbal, si votë kundër qeverisë. Bëhet fjalë për deputetet e rinj demokratë Andon Frrokaj, Klevis Balliu, Xhemal Gjunkshi dhe Lorenc Luka.

“Vota ime ka qenë kundër, kam votuar me karton, të lutem të regjistrohet”- ka thënë Klevis Balliu.
Ruci e ka quajtur njerëzore diçka të tillë dhe ka dhënë urdhër që vota të regjistrohet


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.