BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Adelina Ismajli zhvishet nudo, e mbuluar me çokollatë. Çunat e G99 humbin zgjedhjet, punësohen banakierë

16:00 - 15.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Adelina Ismajli Zhvishet nudo, e mbuluar me çokollatë. Çunat e G99 humbin zgjedhjet, punësohen banakierë. Tedi Papavrami ca muskuj   për violinën. Zëdhënëset e PD në jetë





 Adelina Ismajli, Zhvishet nudo, e mbuluar me çokollatë
Ajo guxon gjithmonë. Nuk ka frikë të eksperimentojë. Nuk ka frikë as të zhvishet. Këtë gjë madje e bëri që në moshën 15-vjeçare, kur mori pjesë për herë të parë në Festivalin në Radio-Televizion në vitin 1996, ku pa më të voglin hezitim u zhvesh me të brendshme. Tashmë pasi i ka kaluar të 30-at, nuk ka frikë as të shfaqet nudo, ashtu sikurse e bëjnë gjithë VIP-at në botë. Por, ajo ka zgjedhur mënyrën më sensuale e ndoshta edhe më provokuese. Këngëtarja Adelina Ismajli, në numrin e ri të revistës “Anabel” është shfaqur e zhveshur dhe e mbuluar e gjitha me çokollatë. Në fakt, më herët në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Adelina Ismajli ka deklaruar se nuk kishte frikë të zhvishej nudo, por këtë gjë do ta bënte për bamirësi. Nuk dimë sa do t’i shërbejë bamirësisë kjo zhveshje e saj, por padyshim që është show më i bukur i këngëtares.


Çunat e G99 humbin zgjedhjet, punësohen banakierë
Partia e re G99 duket se ka qenë më e prekura nga zgjedhjet e fundit në vend. E mbetur tashmë jashtë Kuvendit me gjithë aspiratat e shumta të liderëve dhe ndjekësve të saj, i shohim rrallë e më rrallë në ndonjë aktivitet jo politik. Kjo sepse kanë mbetur edhe pa punë. Por, Arbi Mazniku e ka gjetur aktualisht zgjidhjen. Ai ka filluar punën si banakier në një lokal në kryeqytet. Ndërsa lideri i partisë së tij G99, Erion Veliaj është një nga klientët e tij më të mirë. Por kjo nuk e gëzon dhe aq shumë Erionin. I mërzitur pafund, ai ka nisur ta mbysë kohën me alkool dhe cigare, siç e shohim edhe në foto.


Tedi Papavrami ca muskuj   për violinën
Violinisti Tedi Papavrami, i cili luan në skenat më të njohura të botës, nuk është vetëm një virtuoz i talentuar, por edhe një artist i apasionuar pas sportit. Pas kostumeve të tij fshihet në fakt, pamja që shihni në foto. Ushtrimet për të fituar muskujt duket se për Papavramin vlejnë tej mase, edhe pse është vetëm një violinist. Nuk ka dyshim që violina është një instrument i lehtë, por për të mbajtur atë duhen pak muskujt me tepër se zakonisht. Ndoshta, Tedi respekton thënien e vjetër shqiptare” “Mendje e shëndoshë, në trup të shëndoshë”, prandaj mëngjeseve i kushtohet tej mase fitnesit, për të pasur një fizik sa më të pranueshëm.


Zëdhënëset e PD në jetë
I kemi parë gjithmonë serioze, duke dhënë deklaratat e eprorëve të tyre dhe duke iu përgjigjur gazetarëve… por sot ja tek i shohim jashtë zyrave përkatëse… jashtë protokolleve dhe veshjeve të imponuara. Juela Meçani, zëdhënësja e kryeministrit Sali Berisha dhe Erla Mëhilli, zëdhënësja e Partisë Demokratike, duke pozuar në një foto kujtim gjatë një nate në një prej pub-eve të kryeqytetit. Juela, e trukuar dhe e veshur këndshëm me një fustan të zi elegant, ndërsa Erla duket sikur e kanë sjellë me pahir në këtë ambient. Çudi në fakt, se është edhe vajzë e re dhe beqare… Ajo shfaqet e lodhur dhe me shallin që nuk e heq nga qafa edhe pse ambienti duket i nxehtë… Ndoshta diçka nuk do ketë funksionuar në konferencën që ka pasur atë ditë Erla, se ndryshe s’ka se si të na ofronte këtë pamje…
Ky shkrim u botua më 13 shkurt 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.