Show-Bizz

Lajmet më bombë të kësaj vere, lidhjet, divorcet dhe dështimet e VIP-ave

11:43 - 15.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ja kush janë personazhet, që “çmenden” njerëzinë. Dasmat e personazheve të famshëm dhe “Big Brother”, kryefjala e shtypit rozë.
Si çdo sezon tjetër edhe kjo verë ishte e mbushur me lajme sa i përket showbizzit. Duket se personazhet VIP kishin ruajtur ditët e nxehta për të “shpërthyer” në lajme, dasma, projekte, dasma, apo edhe ndarje janë disa nga lajmet që bënë më shumë bujë verën e këtij viti. Në numrin e fundit të “Summer Pages”, sjellim edhe njëherë thashethemet dhe lajmet që mbajtën mbërthyer publikun në rubrikën rozë.





Dasmat VIP
Tre ishin çiftet që këtë verë vendosën të kurorëzojnë dashurinë e tyre. Të parët ishin Turi dhe Orinda, që në fund të korrikut shkuan drejt altarit. Me shumë të ftuar dhe një dasmë shumë stil, çifti i njohur i ekranit realizojë një dasmë për të cilën u fol gjatë, shkruan ‘Gazeta Shqiptare’. Të paktën deri kur pamë dasmën e Bes Kallakut me Xhensilën. Me rreth 600 të ftuar dhe një atmosferë fantastike dyshja realizoi martesën e tyre në 1 shtator në Pallatin e Brigadave. E në fund me një dasmë romantike buzë detit, sezonin e dasmave e mbylli Marina dhe Getoari. Prej më se një viti çifti përflitej se do të martohej, ndaj sytë e të gjithëve ndaluan aty më 10 shtator.


Divorci i Jonida Maliqit
Prej kohësh Tirana “ziente” nga lajmi për ndarjen e Jonida Maliqit, por asgjë nuk ishte konfirmuar deri në fund të korrikut, ku mediat konfirmuan ndarjen e këngëtares nga bashkëshorti i saj biznesmen. Maliqi dhe Prizreni janë prindër të një djali, Dan, të cilit Jonida i është përkushtuar tërësisht, duke e kthyer në kryefjalë të ditës së saj. Jonida Maliqi ka zgjedhur të mbajë gjithnjë një profil të ulët publik sa i takon jetës së saj private, duke e ruajtur atë gjithnjë me fanatizëm, mjafton të kujtojmë këtu dasmën e blinduar. Këngëtarja dhe partneri saj kishin së bashku një histori dashurie 17- vjeçare.


Ndarjet dhe lidhjet në “Big Brother”
Pas një viti mungesë “Big Brother” u rikthye këtë vit me edicionin e dashurisë. Pjesëmarrësit ishin çift në lojë, por si gjithmonë edhe pas spektaklit që u fitua nga Danjeli dhe Fotinia, loja vijoi larg. Thuajse të gjithë çiftet që u futën çift u ndanë, nga ana tjetër, Danjeli dhe Fotinia po shijojnë martesën e tyre. Xheni dhe Bernardi edhe pse kishin një lidhje që u duk se do të dështonte shpejt, sot po e jetojnë më të lumtur se kurrë. Madje ky çift merr pjesë edhe në spektaklin “Dance with me”.


Historitë e dashurisë
Nuk kishin sesi t’i shpëtonin fokusit të mediave edhe çiftet e reja apo edhe ndarjet. Natyrisht që çifti që spikati këtë verë ishte Klea Huta dhe Elgit Doda. Dy artistët ishin parë disa herë në shoqërinë e njëri-tjetrit, po asnjëherë nuk kishin mundur të fotografoheshin së bashku deri në fillim të gushtit, kur mbërritën edhe shkrepjen e para. Natyrisht që asnjëri prej tyre nuk e mohoi lidhjen, por as nuk e pranoi. Në një prononcim për “Summer Pages”, moderatorja do të rrëfente se me Elgitin është ende duke u njohur.
GSH.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.