Kryesore

Vrasja e Artan Cukut/ Hetimet marrin tjetër kthesë, ekspertiza balistike “ngec” në hetime

16:06 - 15.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Armët e përdorura në ekzekutimin e kryekomisar Artan Cukut nuk janë përdorur në krime të mëparshme.

Rezultati i ekspertizës balistike vështirëson punën e grupit hetimor për sigurimin e provave rreth urdhëruesve të vrasjes së ish-oficerit të lartë të policisë. Deri me tani në qeli për ekzekutimin e ish-drejtorit te policisë Artan Cuku është vetëm ekzekutori me pagesë Mikel Shallari.

Kur kanë kaluar 5 muaj nga ekzekutimi mafioz i Artan Cukut, ish- oficerit te larte te policisë, duket se hetimet kanë mbetur në vendnumëro. I qëlluar me 5 plumba, poshtë apartamentit të tij, prokuroria deri më tani ka vetëm një person të dyshuar për vrasjen e tij, Mikel Shallarin.

Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije për ABC Neës, se përgjigjet e ardhura nga laboratori balistik i policisë së shtetit janë negative për dy armët e krimit që dyshohen se janë përdorur nga 24-vjeçari Shallari në mbrëmjen e 8 prillit. Predhat e plumbave të sekuestruar në vendngjarje, nuk kanë rezultuar se janë qitur nga armët e gjetura nga policia në dy vende të ndryshme. Një pistoletë tip Berretë të gjetur prane liqenit Artificial dhe tjetra në Kuçovë në vendin i tij të lindjes. Armet ishin një prove e fortë që kishin hetuesit ndaj Mikel Shallarit, pasi do ta lidhin ate drejtpërdrejt me krimin e kryer ndaj ish drejtuesit të policisë. I riu nga Kuçova u arrestua me kërkesë të prokurorisë së krimeve të rënda, ndërsa prova që çoi në zbulimin e tij është profili gjenetik i ADN-s, gjurmë të cilën Mikel Shallari e ka lënë në rrobat që hodhi pak minuta pas vrasjes në një kosh mbeturinash pranë vendit të krimit. Në fund të korrikut, organi i akuzës ka kërkuar, shtyrjen e afateve edhe  me 3 muaj të tjerët për qëndrimin në burg të Mikel Shallarit. Prokuroria ka krijuar bindjen se 24-vjecari nuk ka kryer i vetëm vrasjen e Cukut. Dyshimet janë se, Shallari ishte ndihmuar nga dy persona të tjerë, të cilët janë shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Njëri prej tyre është me origjine nga Skrapari dhe rezulton një i afërm i Mikel Shallarit, ndërsa personi tjetër i dyshuar për këtë krim të rëndë është Cakrani i Fierit, një personazh jo pak i njohur për drejtësinë, i arrestuar pak vite më parë për një sërë vrasjesh të bujshme nga ish-drejtori i Policisë së Vlorës Artan Cuku dhe i liruar vetëm pak kohë para ekzekutimit të ish-oficerit të lartë të policisë tashmë të shpallur dëshmor. /ABCNews/


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.