Show-Bizz

FOTOT/ Nga Komiteti i Helsinkit në qeverinë “Rama”, kush është 36-vjeçarja ministre e Drejtësisë

16:52 - 20.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Etilda Gjonaj ishte një ndër të paktët emra të rinj në qeverinë “Rama 2”. Ish-komisionerja e Avokatit te Popullit, sot ministre e Drejtesise, ishte ne komisionin e Ligjeve ku u shqyrtua marreveshja e ekstradimit se ekstradimit mes Shqiperise dhe Britanise se Madhe. GSH.al ju sjell fotot nga mbledhja.

Kush është Etilda Gjonaj

Është emëruar Komisionere e Avokatit te Popullit nga Kuvendi i Shqipërisë në 10 Prill 2014, me një mandat 3 vjeçar.

Lindur në datë 6.05.1981. Ka ndjekur studimet e shkollës së mesme Qemal Stafa, Tiranë. Kreu studimet e larta për drejtësi në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës për periudhën 1999 – 2003.

Në vitin 2004 ka fituar titullin Avokate nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Gjatë periudhës 2009-2011 ka ndjekur ciklin e studimeve pasuniversitare në shkenca penale në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranë, duke marrë diplomën Master shkencor në Shkenca penale. Aktualisht ndjek studimet e Doktoraturës në Shkencat penale, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Që nga viti 2002 është punësuar pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit (KSHH), si një nga organizatat më të njohura dhe aktive në fushën e mbrojtjes dhe respektimit të të drejtave të njeriut në vend.

Gjatë eksperiencës më shumë se 11 vjeçare në KSHH është ngarkuar më përgjegjësi dhe detyra të rëndësishme në pozicionet “Jurist”, “Koordinatore Projekti” dhe së fundmi, prej katër vitesh ka qënë “Drejtuese e Programit nr.1 “Reforma Ligjore dhe Institucionale, Drejtësia dhe Reforma Zgjedhore”, pozicion të cilin e vazhdoi deri në emërimin si Komisionere në Institucionin e Avokatit të Popullit.

Gjatë angazhimit të saj në KSHH ka drejtuar gjithashtu dhe Klinikën ligjore pranë kësaj organizate. Gjatë periudhës 2008 – 2011 është angazhuar si pedagoge e jashtme në Departamentin e së Drejtës Penale, pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Gjatë kësaj periudhe ka patur një aktivitet të shquar në një sërë publikimesh, studimesh kërkimore dhe shkrimesh në revista juridike në fushën e drejtësisë si dhe pjesëmarrjes si lektore në një sërë trajnime, konferenca dhe seminare si vendase dhe ndërkombëtare.

Ka dhënë kontributin e saj si eksperte e angazhuar nga organizata vendase dhe ndërkombëtare në një sërë raportesh dhe studimesh si Monitorimi dhe vlerësimi i zbatimit të planeve të veprimit të Shqipërisë për procesin e Integrimin Europian; monitorimi i zbatimit të plan veprimit të qeverisë për luftën ndaj korrupsionit; Monitorimi i zbatimit të Rekomandimeve të Komisionit Europian nga shteti Shqiptar 2008 – 2012; Monitorimi i zbatimit të plan veprimit të reformës në drejtësi 2011 – 2013, etj.

Gjithashtu gjatë kësaj periudhe ka qenë pjesë e rrjeteve të ndryshme si Koalicioni i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Rrjetit të monitoruesve të gjykatave, etj.

Ka marrë pjesë në një sërë trajnime, konferenca dhe grupe pune si brenda vendit dhe jashtë tij në fushën e të drejtave të njeriut. Zotëron shumë mirë gjuhën angleze dhe italiane. Ka njohuri të pakta në gjuhën frënge.

GSH.al

Për të marrë lajmet e fundit të “Gazeta Shqiptare”, ndiq faqen tonë në Facebook.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Etilda eshte nje zonje shume punetore dhe kudo ku ka punuar ka sjell vlera dhe kulturen e punes. Shume mire qe eshte nje zgjedhje me background te forte ne fushen e te drejtave te njeriut, shoqerise civile dhe NHRI. I uroj suksese!

    Përgjigju ↓