EKONOMI

KLSH “bën për ujë të ftohtë” Turizmin: Kanë dështuar politikat për zhvillimin strategjik

12:27 - 22.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Turizmi edhe pse konsiderohet shpesh si sektor prioritar duket se nuk ka marrë vëmendjen që duhet të ketë një sektor i tillë. Të paktën këtë nënvizon Kontrolli i Lartë i Shtetit në një audit performance që është mbyllur në ish-Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes gjatë kësaj vere.

Në raportin e tij, KLSH nënvizon se nuk ka një strategji të miratuar për vitet 2017-2022 dhe që tashmë duhet të ishte e disponueshme.  “Megjithëse kanë kaluar 3 vjet nga hartimi i Draft-Strategjisë Kombëtare për Turizmin 2014-2020, sektori i turizmit nuk ka një Strategji të Miratuar për Zhvillimin e Qëndrueshëm të tij, por vetëm një draft-strategji për vitet 2017-2022, me të dhëna statistikore që nuk pasqyrojnë saktësisht realitetin, me objektiva që janë të vështirë për t’u arritur, i cili është një studim i GIZ dhe jo një dokument i hartuar nga MZHETTS dhe DPZHT” thuhet në raport.

Statistikat janë një tjetër mangësi që shfaq sektori dhe institucionet që janë pjesë e tij dhe që duhet të sigurojnë mbarëvajtjen. KLSH vëren se disa formate raportimi që duhet të bëheshin çdo muaj pranë agjencive dhe turoperatorëve nuk janë plotësuar dhe për pasojë nuk ka asnjë shifër. Mungesa e statistikave reale të sektorit bën që edhe strategjitë të kenë vështirësi dhe mangësi në rast hartimi.

Në takimet e Task Forcës së Turizmit ka pasur gjithmonë një vëmendje të veçantë për të nxjerrë si problem mungesën e sinjalistikës por pavarësisht kësaj masat kanë qenë anemike. Edhe KLSH e cilëson këtë si negative.

“Mungesa e studimeve të hartuara qartë dhe saktë me të gjithë faktorët që kanë ndikim në zhvillimin e një produkti turistik, mungesa e sinjalistikës së nevojshme për informimin e turistit, sjell efekte negative në planifikimin e masave dhe veprimeve për zhvillimin e turizmit” thuhet në raport.

Sikur të mos mjaftonin këto gjithë kuadri ligjor që është i ri sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit shfaq mangësi ndërkohe që kategorizimi si një nismë kyçe nuk ka bërë asnjë hap para.

“Aktualisht me miratimin e Ligjit Nr.93, datë 27.07.2015 “Për Turizmin”, i cili ka si objekt rregullimin e marrëdhënieve ndërmjet institucioneve publike dhe subjekteve private, që ushtrojnë veprimtari turistike dhe përcaktimi i të drejtave e detyrimeve të subjekteve pjesëmarrëse në këto veprimtari, në përputhje me standardet e përcaktuara në këtë Ligj, procesi i kategorizimit të njësive akomoduese nuk ka filluar akoma, gjithashtu aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë këtë proces të cilat dolën një vit me vonesë, rezultojnë të kenë mangësira në përmbajtjen e tyre dhe të krijojnë kushte të pa drejta për njësitë akomoduese që operojnë në sektorin e turizmit”.monitor


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.