Tech

VIDEO / Nga Austria në Tiranë, kosovari tregon historinë e divorcit: Si më shkatërroi vjehrra jetën

12:11 - 22.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Jam Kasim Qafleshi nga Kosova por jetoj në Austri. Arsyeja pse vendosa t’ju shkruaj është se ndoshta do të kishit mundur të më ndihmoni apo të më zgjidheni sadopak problemin tim. Kam qënë i martuar me një femër shqiptare që vjen po ashtu nga rajoni im, e cila posedon dokumentacionin e rregullt në Austri. U martuam ashtu siç e kërkojnë edhe zakonet tona. Për dy vite martesë gjithçka ishte në rregull mes nesh derisa një ditë në marrëdhënien tonë hyri nëna e saj. Jeta jonë bashkëshortore mori një rrugë tjetër. Filluan edhe problemet e para. Po në atë kohë kur nisën konfliktet, ish-bashkëshortja ime ngeli shtatzënë me mua. Një muaj para lindjes së djalit tonë, morëm vendim që të divorcoheshim. Edhe pse ndarja jonë ishte aq normale dhe pa zënka e pa probleme gjatë bisedës më ish-gruan time e vendosëm që gjatë lindjes të jam prezent edhe unë në maternitet, gjë që nuk e bëri. Kaloj edhe kjo. Lindi djali. Filloi të rritej falë Zotit ashtu me shëndet të mirë. Që nga lindja, me tim bir, vetëm tre muajt e parë isha takuar. Dhe kështu kaluan mëse dy vite pa u takuar me djalin. Dy vite më pas, falë disa problemeve të dokumentacionit që kishte djali im e që me doemos nevojitej nënshkrimi im, ish-gruaja ime vendosi së pari të ma bëj të mundur takimin me djalin vetëm e vetëm sa për të më bindur të nënshkruaja. Dhe që nga ajo ditë, kaluan më se dy vite të tjera dhe unë nuk jam takuar me djalin. I gjithë problemi është se ish-gruaja ime ka presion nga nëna e saj gjë që e cila ishte inciatore për ndarjen tonë, që e bija e tyre nuk ka të drejtë të takohet me mua, e aq më pak të ma lejojë takimin edhe me djalin tim. Prandaj, nga ju kërkoj të jam prezent në emisionin tuaj, dhe të kërkoj publikisht nga ajo që të më lejohet takimi me djalin edhe pse Prokuroria e këtushme i ka kërkuar disa herë që të më lejojë takim me të. Shpresoj dhe lutem, se do të ma mundësoni të shfajsohem publikisht, sepse disi ndihem akoma i lënduar nga ky gjest.

Ngjarja

Na ndiqni sot live në emisionin social “Me Zemër të Hapur”. Një histori nga Kosova do të prezantohet sot, ku një i ri me banim me Austri ka udhëtuar drejt Tiranës për të qenë pjesë e studios tonë. Kasim Qafleshi ka dy vite i divorcuar dhe i është mohuar e drejta e takimit me djalin e tij. Çfarë fshihet pas gjithë kësaj historie? Kush po e pengon të riun kosovar të jetë së bashku me djalin? Na ndiq sot (22 shtator, 2017) ora 12:00 me këtë rrëfim të dhimbshëm.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.