AKTUALITET

Tiranë/ Hoqi matësin dhe fshiu kilovatët e konsumuar, në pranga elekricisti dhe abonentja

19:25 - 22.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Janë vënë në pranga nga blutë e Tiranës një elektriçist dhe një abonente pasi kanë abuzuar dhe manipuluar me energjinë elektrike.

Ka qenë OSHEE që ka kallëzuar në polici pranë sektorit të krimit ekonomik, elektricistin Boris Tola, i cili më 10 shtator, pas dakordësisë me abonenten, hoqi matësin nga boksi dhe fshiu kilovatët e konsumuar.

“Ne polici është proceduar edhe abonentja, si bashkëpunëtore në krim, ku rezulton debitor ndaj OSHEE prej disa muajsh. Rasti u zbulua sot gjatë kontrollit në zonën “Rruga Fortuzi”, Tiranë.  Gjatë marrjes në pyetje, palët e kanë pranuar veprimin e jashtëligjshëm”.

Nga kontrollet e vazhdueshme, vetëm në Tiranë, janë regjistruar në 3 muajt e fundit mbi 60 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

Rasti i fundit, ishte zbulimi i një vile 3-katëshe, me aktivitet bar-lokal në katin e parë, e cila furnizohej duke vjedhur energji përmes një linje të dytë jashtë matësit. Abonenti Mustafa K. u procedua për tu ndjekur nga organet e hetimit, sqaron OSHEE.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.