Kryesore

Vasili shpërthen ndaj Ramës: Kryeministri llomotit nga Uashingtoni, shqiptarët i duken hiçgjë

19:39 - 22.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Petrit Vasili, kreu u Grupit Parlamentar i LSI-­së, ka reaguar pas fjalimit të Ramës që mbajti në Nju Jork. Vasili ka shkruar se kryeministri ka perbuzur shqiptarët. “Shkoza s’përfaqëson asgjë dhe s’meriton besoj koment deri në Uashington dhe Nju Jork”, citohej ne fjalen e Rames, ku sipas Vasilit ai eshte nje kryeminister i egër me qytetarët.

Statusi i plotë:

Kryeministri përbuz shqiptarët nga Amerika. Kryeministri Edi Rama ka folur për rastin e Shkozës gjatë një interviste në Zërin e Amerikës, këtë të premte. “Shkoza s’përfaqëson asgjë dhe s’meriton besoj koment deri në Uashington dhe Nju Jork”. Këto tha ky kryeministër i egër me qytetarët dhe superficial e i paditur si në çdo gjë që bën e thotë. Për Kryeministrin, që llomotit nga Uashingtoni, shqiptarët duken hiçgjë, të vegjël dhe të parëndësishëm, pasi ky e ndjen veten të rëndësishëm dhe është shumë i lumtur me vanitetin e tij social dhe politik, pasi gëzon i shkreti që ndodhet atje. Reagimet demode të shkollëpakut, që vijnë erë kutërbuese provincializme, humnere idesh dhe gëzimi qesharak si ai i shqiptarëve kur dilnin jashtë shtetit para viteve 90′, fjalët që thotë janë një komedi e zezë. Ndaj, qytetarët janë të fundit për të, ndaj familjet e Shkozës që përballen sot me një hall e dhimbje të rëndë janë asgje përpara tij, ndaj dhe qëndrimi i tij është i egër e pa mëshirë edhe për femijët e Shkozës, që s’dinë se ku do të mësojnë dhe prindërit e tyre, që ndodhen përpara shkatërrimit pa kthim të djersës, gjakut dhe mundit shumëvjeçar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.