Tech

Zbulohet letra e Kadri Hazbiut për familjen Lubonja, një ditë para arrestimit

10:08 - 22.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play


Fatos Lubonja i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” u  është përgjigjur akuzave të Ismail Kadaresë nëpërmjet një dokumenti  zyrtar të kohës ku komunikojnë krerët e lartë të regjimit komunist shqiptar.
Në faksimilen ekskluzive të publikuar edhe në tpz.al, është një shkresë që ministri i brendshëm Kadri Hazbiu ia dërgon Hysni Kapos krahut të djathtë të Enver Hoxhës. Në shkresë Kadri Hazbiu sugjeron të mos bëhet asnjë lëshim për të pandehurit Llazar, Todi dhe Fatos Lubonja. Nga ana tjetër Hysni Kapo bën një shënim në shkresë, ku porosit Kadri Hazbiun të mos bëj lëshime për armiqtë e popullit.
Lubonja rrëfeu për emisionin “Të Paekspozuarit” edhe momentin e arrestimit, i cili ndodhi fiks një ditë pasi u publikua letra e Kadri Hazbiut.
“Isha 23 vjeç në shtëpinë  e babait, me dy vajza të vogla dhe ish gruan, e cila parandjeu në atë moment një rrezik. Më morrën dhe më dërguan në Tiranë, kur arrita tek drejtoria e Punëve të Brendshme më thanë je i arrestuar.”- u shpreh Lubonja për “Të Paekspozuarit”.
Më poshtë faksimile e dokumentit dhe shkresa e plotë:
Shoku Hysni
Po ju dërgoj këtë relacion që bën fjalë mbi konkluzionet e nxjerra nga studimi i materialeve të gjetura, të fshehura në banesën e të pandehurit Llazar Lubonja.
Jam i mendimit që ne të marrim masat e duhura, në bazë të dispozitave ligjore përkatës (për mbajtjen pa leje të armëve dhe të këtyre dorëshkrimeve me përmbajtje armiqësore), si ndaj të pandehurit Llazar Lubonja, ashtu dhe ndaj Todi Lubonjës e djalit të tij (Fatos Lubonjës).
Bashkëngjitur ju dërgoj 5 librat në gjuhën frëngjisht e italisht që i takonin Todi Lubonjës, si të pavlefshme për besimin, për të disponuar se nga kush duhen administruar.
Me respekt
Kadri Hasbiu
Tiranë, 24.7.1974
Shenim: “Kadriun e porosita te veprohet sipas ligjeve pa bere asnje leshim.”




Sipas Lubonjës, në regjimin komunist Kadareja ka pasur pseudonimin Gert Arbana. Lubonja nuk ka kursyer edhe kritikat ndaj botuesit, Henri Çilit. Fatos Lubonja, ka treguar disa letra që ka shkëmbyer me babanë e tij. Ai thotë, se në një nga letrat që ia ka dërguar të atit, i ka thënë se “Dajreja” është sëmurë. “Dajre, i thonim Enverit”, tha Fatos Lubonja e se pikërisht për këtë janë pyetur të dy, Fatosi dhe babai i tij, Todi. Lidhur me akuzën e Kadaresë, se ai është arrestuar si djali i Todi Lubonjës dhe jo si shkrimtar, ai thotë se është akuzuar si shkrimtar dhe se këtë gjë e dëshmojnë akt-ekspertizat e shkrimeve të tij. Lubonja u shpreh, se Kadareja gënjen dhe shpif. Akuzës së Kadaresë, se Lubonja urrente babain dhe e fundosi në gjyq, ai iu përgjigj se në përgjithësi, nuk urren njerëzit. Në rastin e babait të tij, ai e konsideron një interpretim malinj të Kadaresë dhe dokumenteve që ka nxjerrë Kadareja me disa të tjerë. Lubonja u shpreh, se “kjo është një shpifje e ulët, hyrja në marrëdhëniet familjare në mënyrën më skandaloze. Ata që e kanë kurdisur këtë, duan të demonizojnë kundërshtarët e tyre”.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. More fatos përse na i thua këto? Nëse ju keni shkelur ligjet e kohës pse duhej që.ligji të mos vepronte njësoj si të tjerët? Ç’ farë kishit ju më të veçantë se të tjerët? Apo sepse hanitbnë një kazan me ata që ju shkërmoqën juve dhe një nga një gjithë të tjerët si ju! Ti na e heq veten si i martirizuar dhe si i tillë( në fakt nuk je martir) padrejtësisht po favorizohesh nga mediat duke folur si.më.i.mënçuri, kur realisht vazhdon të.prallisësh dokrra.Së fundi pse nuk na nxjerr ndonjë shkrim tëndin prrsonal që paske shkruar atëhere dhe që paske kritikuar (siç pretendon) sistemin apo ;dhe vetë Enver Hoxhën apo Mehmetin etj?
    Mos na shkrua përralla por hidhu në fudhën tënde të letërdisç në se je i tilçë dhe lëri “prrallat nga e jaluara”. Besoj se do të vlejn këto këshilla dashamirëse ndaj kujtdo që është trajtuar keq për mendime ndryshe.
    Xinxifiqe Xinxifuqe

    Përgjigju ↓