Kryesore

Vrasja në Shkodër, zbardhen detajet/ “Pse nuk më flet me gojë”, ja pse xhaxhai e vrau nipin

21:13 - 23.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Zbardhen të tjera detaje nga krimi i rëndë brenda familjes që tronditi Shkodrën sot. 62-vjeçari Bujar Kuçi raportohet se ka qëlluar me thikë 33-vjeçarin Mirsad Kuçi, në gjendje të dehur. Autori thuhet se banonte në një banesë që ndante të njëjtin oborr me shtëpinë e nipit, 3 katëshe.  “Pse nuk më flet?”. Me këto fjalë i është drejtuar autori nipit kur e ka gjetur në oborr, pasi këta të fundit raportohet se kishin kohë që nuk flisnin. Nipi është larguar duke mos folur por autori ka vijuar duke e fyer dhe me një thikë në dorë e ka qëlluar pas krahëve dhe më pas në gjoks, e kjo e fundit ka rezultuar goditje fatale për 33-vjeçarin, i cili ishte edhe baba i dy fëmijëve të mitur. Ai ka humbur jetën rrugës duke u transportuar për në spital për shkak të gjakderdhjes. 62-vjeçari njihej si person që debatonte shpesh.

Kanë qenë familjarët e viktimës që kanë njoftuar forcat e rendit pasi e kanë parë të shtrirë në oborr të riun. Autori pas krimit ka pritur policinë brenda banesës ku edhe është prangosur. Policia e Shkodrës ka dhënë edhe detajet e para në një informacion paraprak lidhur me krimin brenda familjes që tronditi Shkodrën sot, ku xhaxhai vrau me thikë nipin e tij. Më datë 23.09.2017, rreth orës 15:50, ka ardhur nje telefonatë në sallën operative se në lagjen Vojo Kushi, Shkodër në afërsi të teatrit “Migjeni” pas një konflikti familjar, xhaxhai ka goditur me mjet prerës nipin i tij. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë konstatuar se shtetasi Bujar Kuçi, vjeç 62, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin M. K. vjeç 33, i cili si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen. Falë veprimeve të shpejta të Policisë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit. Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.panorama


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.